Prandaj besoj se do të shohim një ri-konfigurim të arsyeshëm të marrëdhënieve tregtare globale që do t'i japë frymë të re investimeve ndërkombëtare në Shqipëri. Por për këtë duhet durim dhe politika të zgjuara ekonomike gjatë periudhës tranzitore.
Shqipëria është prekur me një tarifë 10%, më e ulët se vendet e tjera të Ballkanit dhe BE-së, duke krijuar një avantazh të papritur si një 'portë tregtare alternative.
Megjithëse eksportet direkte në SHBA janë modeste, ndikimi real do të vijë nga dobësimi i ekonomisë evropiane dhe rënia e kërkesës për produktet shqiptare.
Një nga sektorët më të prekur, ku 4500 familje varen nga eksportet, po përballet me presion të madh për uljen e çmimeve dhe mundësinë e falimentimit të fermerëve të vegjël.
Mjegulla e pasigurisë" globale po frenon planet e investimeve në Shqipëri, por historia tregon se tregjet përfundojnë duke gjetur një kompromis”.
Tarifat e Trump po krijojnë një 'efekt domino' të rrezikshëm global që shtrihet përtej shifrave direkte. Por duhet ta mbajmë në perspektivë - tregtia e drejtpërdrejtë (70 milionë euro eksporte) që Shqipëria kryen drejt SHBA-së është shumë modeste për të afektuar direkt marrëdhënien tregtare me SHBA.
Megjithëse tarifat pritet të krijojnë impaktit negativ në ekonominë globale, Shqipëria ndodhet në një pozitë unike 'mesi të artë' që mund të shfrytëzohet për oportunitete tregtare. Ndërsa vende të tjera të Ballkanit apo Europa po përballen me tarifa më të larta ndëshkuese, ne kemi marrë atë që po e quaj 'tarifën e miqësisë' prej 10%. Dhe ky avantazh konkurrues i papritur mund të shfrytëzohet ku Shqipëria të kthehet në një 'portë tregtare alternative' për eksportuesit evropianë që kërkojnë të zbusin ndikimin e tarifave. Çdo pengesë tregtare krijon një mundësi të re për ata që dinë ku të shohin.
Nga ana tjetër, gjeopolitikisht Shqipëria duhet të harmonizojë sa më shumë politikat ekonomike me Bashkimin Europian, që është zotuar ti përgjigjet ashpër Amerikës me kundër-tarifa. Kjo situatë do ketë shumë ulje-ngritje dhe kërkon politika të zgjuara dinamike dhe balancuese.
Ndikimi tek bizneset dhe ekonominë shqiptare
Tarifat Trump ndonëse të papërfillshme për marrëdhënien tregtare Amerikano-Shqiptare, janë shumë të rëndësishme disa sektorë. Tre sektorët tanë më të prekur - bimët medicinale, këpucët dhe metalet - po përballen me një realitet të ri ku porositë amerikane po reduktohen dhe presioni për ulje çmimesh mund te kërcënojë vendet e punës dhe fitimet e tregtareve.
Por impakti më i madh vjen nga ndikimi i dytë: si vend që dërgon 75% të eksporteve në BE, tensioni SHBA-BE me tarifat 20% është si një stuhi që po afrohet në horizont. Kjo do dobësojë ekonominë evropiane, duke sjelle uljen e kërkesës për produktet tona, si dhe duke prekur me turizmin dhe remitancat.
Në të njëjtën kohë, inflacioni, dhe ulja e konsumit të brendshëm në Amerikë dhe Europë do krijojë një luhatje globale. Kjo pasiguri i bën bizneset të frenojnë planet e investimeve, duke krijuar një klimë ekonomike ku fjala kryesore është ‘presim e shikojmë’. Kjo krijon efekte reale frenuese në rritjen ekonomike.
Ndikimi tek eksporti i Bimëve Medicinale
Tarifat e Trump janë si një gurë i hedhur në ujë që krijon valë në gjithë ekonominë. Por sektori me afër gurit, dhe valëve të mëdha janë bimët medicinale. Ky sektor, shtylla kurrizore për mijëra familje rurale, tani po goditet me një pengesë 10% për të hyrë në tregun amerikan.
Efekti është i madh se 95% e këtij prodhimi shkon për eksport, nga të cilat 32% drejt SHBA-së. Presioni krijon një efekt 2-fish të dëmshëm: sherebela dhe livando shqiptare bëhen më të shtrenjta, dhe blerësit amerikanë ose blejnë më pak, ose kërkojnë ulje çmimesh. Ky është një sektor ku eksportuesit dhe fermerët tanë operojnë me marzhe të ngushta, gjë që mund t’i bëjë disa sidomos fermerë të vegjël të falimentojnë. Në fshatrat e Shkodrës, Korçës dhe Elbasanit, kjo përkthehet në pasiguri reale dhe të ardhura më të ulëta, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e kësaj industrie jetike për disa zonat rurale.
Njëkohësisht, disa oportunitete lindin për tregtaret e bimëve medicinale per te krijuar mundesi bashkepunumi me partneret Gjermane, per te perdorur Shqiperine si 'portë tregtare alternative'.
Ndikimi tek Investimet e Huaja Direkte
Është një panoramë ekonomike që po ndryshon shpejt. Tarifat e Trump kanë krijuar një mjegull pasigurie globale, duke i detyruar investitorët në një qëndrim 'prit e shiko' – veçanërisht në sektorët e orientuar drejt eksportit.
BE-ja, që është pulsi i investimeve të huaja për Shqipërinë, tani po lufton me efektet e tarifave 20%. Kjo mund të çojë kompanitë evropiane të rishikojnë strategjitë e tyre, duke reduktuar flukset kapitale drejt tregjeve si Shqiperia.
Atraktiviteti i Shqipërisë si qendër eksportuese do zbehet nën këtë regjim, pasi incentivat po zhvendosen drejt prodhimit lokal amerikan.
Megjithatë, historia e luftërave tregtare na tregon një gjë të rëndësishme – presionet ekonomike përfundimisht çojnë në kompromis. Ndërsa 1-2 vitet e ardhshme do të jenë sfidues, logjika financiare zakonisht fiton. Prandaj besoj se do të shohim një ri-konfigurim të arsyeshëm të marrëdhënieve tregtare globale që do t'i japë frymë të re investimeve ndërkombëtare në Shqipëri. Por për këtë duhet durim dhe politika të zgjuara ekonomike gjatë periudhës tranzitore.
Lini një Përgjigje