TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Prill 2025, 22:58

Tarifat e Donald Trump, “Bild”: Gjermania gati hakmarrjen, kërkon të tërheqë 1200 tonë ar nga SHBA-ja!

Shkruar nga Pamfleti

Tarifat e Donald Trump, “Bild”: Gjermania gati hakmarrjen,

Rezervat gjermane të arit në SHBA kapin vlerën e 100 miliardë eurove dhe Gjermania po shqyrton heqjen e një stoku të madh ari nga një kasafortë në Nju Jork, për shkak të shqetësimeve për politikat e paparashikueshme të presidentit të SHBA, Donald Trump.

Për dekada, Berlini ka ruajtur 1200 tonë të rezervave të tij të famshme të arit, i dyti më i madh në planet pas atyre të Shteteve të Bashkuara, në një kasafortë nën tokë në Rezervën Federale të SHBA në Manhattan.

Lajmin e ka publikuar gazeta gjermane BILD. Edhe më herët qeveria gjermane e kishte menduar këtë mundësi në kuadër të deklaratave që kishte bërë presidenti Trump pas betimit në lidhje me tarifat doganore.

Figura të larta nga partia konservatore e Bashkimit Kristian Demokrat (CDU), e cila do të drejtojë qeverinë e ardhshme gjermane, kanë diskutuar largimin e saj nga Nju Jorku, për shkak të shqetësimeve se Uashingtoni nuk është më një partner i besueshëm.

Lini një Përgjigje