
Kina kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar në uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme, në një moment kur situata në rajon po ndiqet me vëmendje për shkak të zhvillimeve rreth Ngushticës së Hormuzit.
Në një deklaratë, një zëdhënës i ambasadës së Kinës në Uashington theksoi se ruajtja e furnizimit të qëndrueshëm me energji është një përgjegjësi që u takon të gjitha palëve të përfshira.
Sipas tij, Pekini e konsideron veten një partner strategjik dhe mik të vendeve të Lindjes së Mesme dhe synon të rrisë komunikimin diplomatik me aktorët e përfshirë në rajon.
“Kina do të intensifikojë kontaktet me palët përkatëse dhe do të përpiqet të luajë një rol konstruktiv për uljen e tensioneve dhe rikthimin e paqes”, thuhet në reagim.
Qëndrimi i Kinës vjen në një kohë kur ish-presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje që disa vende të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë strategjike për transportin global të naftës dhe një pikë kyçe për sigurinë energjetike ndërkombëtare.
Hahaha…Erdhi koha qe China ti’a shk….eje Melanine DonTrump Pedofidhis.