Të supozosh se njerëzit tani të zhvendosur, të frikësuar, të çorientuar, pa ujë dhe ushqim të kenë qasje në internet për të aksesuar kodin "QR", duket përtej absurdes.
Vendosmëria e Izraelit për të çmontuar plotësisht Hamasin do të thotë se kontrolli i jugut është një domosdoshmëri absolute ushtarake. Fushata jugore tashmë ka filluar, me bastisje në dhe rreth qytetit të Khan Younis.
Problemi është se për të gjitha qëllimet shumica e popullsisë së mbijetuar të Gazës tashmë është e mbushur me njerëz në jug. Shumë prej tyre ishin zhvendosur në jug nga qytete si ai i Gazës dhe tani u është thënë nga forcat e mbrojtjes izraelite se duhet të lëvizin përsëri, më në jug, në zonën e Kalimit Rafah që kufizohet me Egjiptin, ose në brezin e shkretë bregdetar të Al Mawazit.
Sipas planit izraelit për të siguruar që njerëzit të lëvizin sa më të sigurt që të jetë e mundur, ata e kanë ndarë Gazën në blloqe të numëruara dhe njerëzve që jetojnë atje, në teori, do t'u thuhet se kur të lëvizin përpara se të fillojnë bombardimet. Nuk dihet se sa kohë do të duhet të respektojnë.
Ndërkohë që disa fletëpalosjet janë hedhur mbi Gaza, në të cilat është një kod QR i cili nëse skanohet të tregon harta ku mund të gjesh vend të sigurt për tu evakuuar, dhe një sërë rregullash që duhet të ndjekësh.
E gjitha kjo nuk tregon gjë tjetër, veçse hipokrizinë e Izraelit. Të supozosh se njerëzit tani të zhvendosur, të frikësuar, të çorientuar, pa ujë dhe ushqim të kenë qasje në internet duket përtej absurdes.
Madje ekipet e Sky News në Gaza takuan një banorë të Gazas, Muhamed Rayis i cili mbante fletëpalosjen me kodin QR në të. Ai tha se ndoqi udhëzimet, u zhvendos në një zonë të sigurt dhe më pas u bombardua. Duke treguar se zonat e sigurta të supozuara nga Izraeli nuk janë të tilla.
"Shikoni kjo është fletëpalosje. Si mund të bombardoni civilët në shtëpitë e tyre? Po u thoni njerëzve se Wadi Alsalga është e sigurt, si vallë atëherë bombardoni atje, të paktën na paralajmëroni para se të na bombardoni, ata kanë bombarduar 3 ose 4 shtëpitë, ata kanë zhvendosur njerëz, pse? Nuk dimë ku të shkojmë, sepse na kanë thënë se zona qendrore është e sigurt, dhe ne erdhëm këtu dhe tani filluan të na bombardojnë edhe këtu, kështu që nuk dimë ku të shkojmë. Kjo është fletushka e tyre”, tha ai.
Ajo që kemi parë nga fotot tona të përditshme nga ekipet tona brenda Gazës ilustron se sa e vështirë dhe e rrezikshme është bërë jeta në jug - dhe sa e vështirë do të jetë për ushtrinë izraelite të përfundojë operacionin e saj pa vrarë një numër më të madh civilësh./SkyNews
Lini një Përgjigje