
Një delegacion nga agjencia e inteligjencës izraelite Mossad mbërriti në Doha të shtunën për bisedime me ndërmjetësit e Katarit mbi një armëpushim të ri në Gaza. Bisedimet fokusohen në lirimin e mundshëm të pengjeve të tjerë izraelitë.
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit rifilloi, të premten, pas një armëpushimi shtatëditor. Izraeli tha se Hamasi shkeli kushtet e marrëveshjes duke gjuajtur raketa në territorin e tij. Sipas DPA, një zyrtar i lartë i organizatës islamike, Khalil al-Hayya, në një intervistë për Al Jazeera, ka akuzuar Izraelin se ka refuzuar disa "iniciativa dhe propozime" për zgjatjen e armëpushimit.
Gazeta "Times of Israel" raportoi "luftime të gjera tokësore" në orët e para të ditës së sotme rreth Khan Younis, në pjesën jugore të enklavës palestineze, siç raportoi agjencia gjermane e lajmeve (DPA). Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se disa nga anëtarët kryesorë të Hamasit ndodheshin në zonë.
Në kufirin verior të Izraelit filloi sërish shkëmbimi i zjarrit mes ushtrisë izraelite dhe organizatës libaneze Hezbollah, aleate e Hamasit. Hezbollahu njoftoi vdekjen e dy anëtarëve të saj për shkak të bombardimeve izraelite në Libanin jugor, ku u vra edhe një civil.
Në të njëjtën kohë, kamionët e parë të ndihmave humanitare që nga rënia e armëpushimit të Gazës hynë përmes anës egjiptiane nga vendkalimi Rafah në rrugën e tyre për në vendkalimin Aujja për inspektim përpara se të vazhdonin rrugën e tyre për në Rripin e Gazës.
Lini një Përgjigje