
Ish-Kryebashkiakja e Nishit, Dragana Sotirovski, raportohet të jetë arrestuar në pikën kufitare të Preshevës, ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut teksa po tentonte të hynte në Serbi.
Mendohet se ish-kryebashkiakja ka udhëtuar nga Greqia, ku sipas informacioneve jozyrtare ka një shtëpi, raporton Nova.rs.
Në kuadër të një operacioni të vazhdueshëm kundër korrupsionit, anëtarët e Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë arrestuar mëngjesin e së premtes në Nish tre persona – pronarin e kompanisë Sin Puk Gradnja dhe pronarët e kompanisë Vodomonteri Lalinac.
Ata besohet se kanë punuar me Sotirovskin për të përvetësuar disa milionë euro nga buxheti i qytetit.
Lini një Përgjigje