TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Korrik 2024, 16:24

Hakmarrja e Izraelit ndaj liderëve të Hamas: U vranë 200! Po sa kanë mbetur gjallë?

Shkruar nga Pamfleti

 

Hakmarrja e Izraelit ndaj liderëve të Hamas: U vranë 200! Po sa
Yahya Sinwar, lideri suprem i Hamas ne Gaza /

Kush e mban mend, pas masakrës së 7 tetorit të vitit të shkuar, Beniamin Netanyahu, deklaroi në televizion: ”Të gjithë liderët e Hamas (i përmendi emër për emër) janë të vdekur që ecin”...

Dhe ja ku jemi sot, me vrasjen e Haniyeh, Izraeli ka eliminuar tashmë mbi 200 zyrtarë të lartë të Hamas që kontrollon Gazan. Ndërkaq, fati i kreut të Brigadave Qassam, që drejtoi 7 tetorin mbetet një mister.

Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se Izraeli ka ndjekur taktikën që kryeministrja e tyre, Golda Meir ndoqi pas atentatit terrorist në Lojrat Olimpike të Mynihut të vitit 1970.

Mossad, vrau një e nga një të gjithë ekzekutorët dhe urdhërdhënësit e asaj masakre.

Netanyahu mbylli llogarinë me Saleh el Arourin në Bejrut dhe tani me Ismael Haniyeh në Teheran, dy figura të rëndësishme të shërbimeve sekrete të Hamasit. Kjo për t’i treguar se Mossad di gjithmonë ku ndodhet dhe mund t’i eleminojë kur të dojë.

Tel Avivi ishte i shqetësuar vetëm për të mos shkelur pozitën e Katarit, monarkisë së Gjirit që mirëpret disa liderë, si dhe është pjesë e negociatave. Prandaj nuk e goditi asnjëherë liderin e Hamasit as në Doha, e as në Ankara, ku jetonte për një kohë të gjatë.

Megjithatë, të tjerë krerë të organizatës mbeten ende rrotull Gazas dhe jashtë vendit: Khaled Meshal, Moussa Abu Marzouk, Bassem Naim, Osama Hamdan, një çift "kontabilistësh", kreu i Xhihadit Ziyad al Nakhalah. Ata lëvizin midis Turqisë, Libanit, Irakut, Iranit dhe ndoshta Sirisë, ndërkohë që ka hipoteza se ata janë në kërkim të "lokacioneve" të reja nga të cilat mund të vazhdojnë manovrat.

Ndaj në këtë drejtim, sulmi i ndodhur gjatë natës në Teheran ishte një tronditje, si për regjimin ashtu edhe për të ftuarit. Pasi u ka dhënë mesazhin që nëse nuk ju mbrojnë Rojet Revolucionare në zemër të Teheranit, kush mundet ta bëjë këtë diku tjetër?

Teatri i dytë, ka të bëjë me Rripin e Gazas. Izraeli bëri gjithçka që mundi për të reduktuar fraksionet duke u fokusuar tek ata që do të kishin marrë pjesë, në një farë mënyre, në sulmin e 7 tetorit. Nga një përllogaritje empirike, e marrë nga njoftimet e IDF (Forcave të Mbrojtjes së Izraelit), janë eliminuar mbi 200 oficerë. Midis tyre komandantët e sektorit dhe batalionit (Ayman Nofal, Rafa Salamah, Ahmed Gandour), ekspertët e dronëve dhe avionëve (Morad Abu Morad), oficerët e sigurisë, krerët e njësive të zgjedhura, disa politikanë, mjaft anëtarë të familjes së figurave të shquara, duke përfshirë një motër të Haniyeh, tre fëmijë dhe disa nipër e mbesa.

Ndërkaq, fati i “fantazmës”, Mohammed Deif, udhëheqësi i Brigadave Ezzedine al Qassam, është i pasigurt. Më 13 korrik, izraelitët filluan një bastisje në një shtëpi në zonën e Mawasi dhe, sipas disa të dhënave, ai mund të ketë humbur jetën ose është plagosur. Marwan Issa, numri dy i aparatit ushtarak të Hamas tashmë është vrarë. Inteligjenca mbërriti në strofullën e tij, pasi mori një raport që fliste për praninë e mundshme të Deif, i cili u rishfaq pasi kaloi një periudhë në një nga tunelet në sektorin jugor. Por, duke pasur parasysh historinë e tij, me sulme të dështuara dhe mbijetesë të çuditshme, mediat perëndimore ende nuk pranojnë të arrijnë në një përfundim. Vetë Hamas dhe brigadat al Qassam e kanë mohuar vdekjen e tij.

Gjithashtu, askush nuk ka informacion të saktë për liderin suprem të Hamasit, Jahja Sinwar. Shërbimet sekrete njoftuan për praninë e tij në një bunker në rajonin jugor, ndërkohë që disa muaj më parë u hipotezua një arratisje në Egjipt apo edhe në Liban. Por edhe kjo u mohua nga Hamas që thekson se lideri është në fushë dhe drejton aktivisht, por vetëm disa persona kanë kontakt të drejtpërdrejtë.

Vëllai i tij, Muhamed nuk gjendet askund, një nga mendjet operative të një lëvizjeje këmbëngulëse që vazhdon të luftojë në kushte të vështira, i cili ka asistuar në të gjitha sulmet me bomba ndaj liderëve të mëparshëm të Hamasit.

Ndërkaq, është kthyer në fantazëm edhe mjeshtri i bombave, i ashtuquajturi, ”inxhinieri” Jahja Ajash. muxhahidi i thjeshtë./Pamfleti

hamas hakmarrja e izraelit liderët e hamasit

Lini një Përgjigje