TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Korrik 2024, 16:12

Vrasja e liderit të Hamasit, Netanyahu: Nuk kemi koment, të gatshëm të hakmerremi ndaj Iranit

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e liderit të Hamasit, Netanyahu: Nuk kemi koment, të

Qeveria izraelite ka reaguar lidhur me vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniye. Zëdhënësi David Mencer tha se nuk ka asnjë koment lidhur me ngjarjen.

"Ne nuk po komentojmë për atë incident të veçantë", tha zëdhënësi David Mencer në një konferencë me gazetarët.

Ai u shpreh gjithashtu se Izraeli është në gadishmëri jashtëzakonisht të lartë për hakmarrjen iraniane.

Mëngjesin e sotëm, zyra e shtypit e qeverisë izraelite postoi një imazh të Haniyeh me fjalën "eleminuar" të stampuar në ballin e tij. Megjithatë, postimi u hoq më vonë, por ende nuk dihet arsyeja pse.

Lini një Përgjigje