TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Korrik 2024, 13:27

“Vratë mysafirin tonë të dashur”, Irani zotohet të hakmerret ndaj Izraelit për Haniyeh

Shkruar nga Pamfleti

“Vratë mysafirin tonë të dashur”, Irani zotohet

Udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei tha se Irani e sheh si detyrë të tij të hakmerret për vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, kjo sepse ai u vra në tokën iraniane.

“Ju vratë mysafirin tonë të dashur në shtëpinë tonë dhe tani keni hapur rrugën për dënimin tuaj të ashpër,” tha Khamenei, duke iu referuar Izraelit. Ne e konsiderojmë detyrën tonë të kërkojmë gjakun e mysafirit tonë të dashur”,-ka shtuar ai.

Ushtria izraelite nuk pranoi të komentonte, megjithëse zyrtarë të lartë filluan një fushatë të pamëshirshme bombardimi në Gaza, me qëllimin e deklaruar për të eliminuar Hamasin pas 7 tetorit.

Udhëheqësi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh u vra në kryeqytetin iranian Teheran, këtë të mërkurë. Vrasja e tij pritet të shtojë tensionet në Lindjen e Mesme.

 

irani hakmarrje izrael haniyeh

Lini një Përgjigje