TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Gusht 2023, 12:51

Greqia sërish në panik nga zjarret, rrezik i lartë në 9 qarqe

Shkruar nga Pamfleti

Greqia sërish në panik nga zjarret, rrezik i lartë në 9

Greqia vijon që të ngelet në hartën e rrezikut përsa i përket përhapjes së flakëve. Mediat greke shkruajnë se një rrezik i lartë i përhapjes së flakëve qëndron në 9 rajone të vendit.

Sipas Hartës së Parashikimit të Rrezikut nga Zjarri të lëshuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile mësohet se zonat më të rrezikuara janë:

Rajoni i Atikës

Rajoni i Greqisë Qendrore (Evia duke përfshirë ishullin Skyros, Boeotia, Fthiotida)

Rajoni i Thesalisë (NP Magnezia, PE Sporade)

Rajoni i Peloponezit (Mesinia)

Rajoni i Greqisë Perëndimore (Rajoni Achaia, Rajoni Ilia)

Rrethi i Ishujve Jon

Rajoni i Maqedonisë Qendrore (NP i Selanikut, NP Halkidiki, Mali Athos)

Rajoni i Maqedonisë Lindore dhe Thrakisë (Thasos PE, Evros PE duke përfshirë ishullin Samothraki)

Rajoni i Egjeut të Veriut (Rajoni Lemnos, Rajoni Lesvos, Rajoni i Kios)

Kujtojmë se rreth 19 000 turistë duhej të evakuoheshin nga ishulli i Rodosit, dhe pesë persona kanë vdekur në të gjithë vendin si pasojë e zjarreve këtë verë, përfshirë dy pilotët e një avioni që hodhën ujë mbi flakët.

Ndërkohë, ministri grek i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Vassilis Kikilias ka deklaruar se zjarrvënësit do të përballen me gjoba në rritje. Ky lajm vjen pas raportimeve se shumë prej zjarreve në kontinentin dhe ishujt grekë këtë verë janë vënë qëllimisht.

”Gjobat do të rriten deri në 30 000 euro ose më shumë”, i tha Kikilias transmetuesit shtetëror ERT të hënën në mbrëmje.

Sipas gazetës ”ProtoThema”, masa ka për qëllim kryesisht parandalimin dhe shuma mund të dyfishohet për shkelësit e përsëritur.

Shkelësit gjithashtu mund të detyrohen të paguajnë për shpenzimet e shuarjes së zjarreve. Deri më tani, ligji ka paraparë gjoba prej 300 euro deri në maksimum 5 000 euro.

greqi zjarre

Lini një Përgjigje