TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Gusht 2023, 12:33

Një i vrarë dhe disa të plagosur, shkarkohen 7 oficerë policie pas trazirave mes tifozëve në Athinë

Shkruar nga Pamfleti

Një i vrarë dhe disa të plagosur, shkarkohen 7 oficerë

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mes tifozëve në Athinë, janë shkarkuar nga puna shtatë oficerë policie.

Ky shkakrim erdhi pas incidenteve të dhunshme që u regjistruan mbrëmë në Athinë, ku humbi jetën një 29 vjeçar, si dhe u plagosën 8 të tjerë.

Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit Janis Oikonomou, ka njoftuar se janë pushuar nga 7 oficerë të lartë të policisë greke të Athinës, Janinës, Rios, me arsyetimin se kanë lejuar kalimin me makinë deri në Athinë të tifozëve kroatëve dhe episodet në stadium.

Në reagimin e tij për ngjarjen, Oikonomou la të kuptohet se në lidhje me dhunën në kryeqytet, pritet të ketë dhe arrestime të tjera.

Çështja ndodhet në prokurorinë e Athinës për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nëna e 29 vjeçarit të vrarë Michalis Kaçuris ka pësuar infarkt pak më parë.

 

shkarkim oficere athine tifoze

Lini një Përgjigje