TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Gusht 2023, 12:38

Greqia në luftë me zjarret, flakët përhapen me shpejtësi në Aleksandropolis; evakuohen 8 fshatra

Shkruar nga Pamfleti

Greqia në luftë me zjarret, flakët përhapen me

Zjarret në toka me shkurre dhe pyje të mëdha janë duke u përhapur me shpejtësi në verilindje të Greqisë, për shkak të temperaturave të larta, erërave të forta dhe një thatësire që po zgjat me javë të tëra.

Flaka ka arritur nëpër fshatra në rajonin e qytetit të portit, Aleksandropolis, ditën e sotme duke i dëmtuar shumë shtëpi dhe toka bujqësore, njoftuan autoritetet vendase.

Vatra e zjarrit u ndez të shtunën. Zjarrfikësit kanë përdorur aeroplanë dhe helikopterë për shuarjen e zjarrit në mënyrë që ta mbajnë nën kontroll.

“Ishte një natë shumë e vështirë”, tha kryetari i Aleksandropolis, Giannis Zamboukis, për radion shtetërore.

Ai u shpreh se tetë fshatra afër qytetit janë evakuuar plotësisht.

Katër persona u dërguan në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen. Sipas tij, atraksionet turistike nuk janë në rrezik.

Nuk është e qartë se çfarë i shkaktoi zjarret, por ato u përhapën shpejt, të ndihmuara nga erërat e forta dhe thatësira e vazhdueshme.

Në përgjithësi, ditën e shtunë u ndezën 46 zjarre në pyje e shkurre.

Shërbimi Civil i Greqisë publikoi një hartë të dielën, duke treguar se shkalla e dytë më e lartë e rrezikut për zjarre vlen për shumë pjesë të Greqisë.

Temperaturat në Greqi këto ditë shënojnë 39 gradë Celsius dhe pritet të vazhdojnë njëjtë edhe në ditët në vijim, njoftoi Zyra e Meteorologjisë.

zjarr flake aleksandropolis

Lini një Përgjigje