TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Shkurt 2026, 21:45

Gjykata Supreme rrëzoi tarifat e Trump, ‘shpërthen’ JD Vance: Gjyqtarët shkelën ligjin!

Shkruar nga Pamfleti
Gjykata Supreme rrëzoi tarifat e Trump, ‘shpërthen’ JD
JD Vance

Pasi Gjykata e Supreme rrëzoi tarifat e presidentit Donald Trump, nënpresidenti JD Vance akuzoi gjyqtarët për shkelje të ligjit.

“Sot, Gjykata Supreme vendosi që Kongresi, pavarësisht se i dha presidentit mundësinë për të ‘rregulluar importet’, në të vërtetë nuk e kishte me gjithë mend. Kjo është shkelje e ligjit nga Gjykata, qartë dhe thjesht”, tha JD Vance.

Ai shtoi se efekti i vetëm i vendimit është ta bëjë më të vështirë për presidentin të mbrojë industritë amerikane dhe qëndrueshmërinë e zinxhirit të furnizimit.

Vlen të theksohet se shumë nuk pajtohen me pohimin se kjo politikë tarifore ishte në interesin më të mirë të industrisë dhe biznesit amerikan. Kjo për shkak se tarifat e paguara nga bizneset e mesme në SHBA u trefishuan gjatë vitit të kaluar.

Kujtojmë se pak më parë Trump mbajti një konferencë për mediat në Shtëpinë e Bardhë, ku e quajti zhgënjyes vendimin e anëtarëve të Gjykatës Supreme. Megjithatë, Trump theksoi se tarfita që do të hiqeshin ga ky vendim do të zëvëndësohen me metoda të tjera që i lejohen nga ligji.

vance trump tarifa

1 Komente

  1. G
    Gjithmonë me SHBA

    Urime Zv.President JD Vance.

    Lini një Përgjigje