
Qeveria gjermane tha se mbështetësit e regjimit të rrëzuar të Bashar Al-Assad do të vihen para drejtësisë nëse shkojnë në Gjermani për t'u fshehur pas rënies së diktatorit sirian.
“Ne do t’i mbajmë përgjegjës të gjithë pasardhësit e regjimit për krimet e tyre të tmerrshme, në masën më të plotë të ligjit”, tha ministrja e Jashtme Annalena Baerbock për të përjavshmen Bild am Sonntag.
Baerbock bëri thirrje që autoritetet ndërkombëtare të sigurisë dhe shërbimet e inteligjencës të punojnë së bashku sa më shpejt të jetë e mundur.
“Nëse pasardhësit e regjimit të terrorit të Assadit përpiqen të ikin në Gjermani, ata duhet ta dinë se praktikisht asnjë shtet tjetër nuk i ndjek krimet e tyre aq ashpër sa Gjermania”, tha ministrja e Brendshme Nansi Faeser, në të njëjtën gazetë.
“Kushdo që mori pjesë në mizori nuk do të ketë imunitet nga ndjekja penale”, shtoi Faeser.
Gjermania ka dënuar tashmë disa zyrtarë të qeverisë së Bashar Al-Assad sipas parimit të juridiksionit universal, i cili lejon mbajtjen e gjyqeve pavarësisht se ku janë kryer veprat penale.
Lini një Përgjigje