TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Korrik 2024, 17:32

Gjenerali gjerman jep alarmin: Bëhuni gati, pas 5 vitesh Rusia hyn në luftë me NATO-n

Shkruar nga Pamfleti

Gjenerali gjerman jep alarmin: Bëhuni gati, pas 5 vitesh Rusia hyn në

Gjenerali i ushtrisë gjermane, Carsten Breuer, shikon ngritjen ushtarake ruse si një rrezik në rritje. Në një intervistë për "Tagesshpigel", gjenerali i rëndësishëm i Gjermanisë, theksoi se, ushtria ruse po vjen drejt Perëndimit.

Ne po vëzhgojmë se ushtria ruse po drejtohet drejt perëndimit. Në pesë deri në tetë vjet, forcat e armatosura të Moskës do të pajisen me materiale dhe personel për të bërë të mundur një sulm në territorin e NATO-s”, tha Carsten Breuer, Gjeneral i Ushtrisë gjermane.

Brauer përmendi informacionet nga shërbimet sekrete dhe forcat e armatosura aleate, si dhe deklaratat e presidentit rus Vladimir Putin si bazë për vlerësimet. “Ushtria ruse po shton 1 mijë deri në 1 mijë e 500 tanke shtesë çdo vit. Pesë vendet më të mëdha evropiane anëtare të NATO-s kanë vetëm gjysmën e tyre në magazine. Ushtria gjermane ka rreth 300 tanke luftarake. Nëse kjo aftësi kombinohet me qëllimin, që mund të lexohet patjetër nga fjalimet e Putinit, kjo duhet të na alarmojë. Detyra ime është të mendoj për një skenar të tillë të rastit më të keq. Ne duhet të përgatitemi për këtë mundësi në pesë vjet”, tha ai.

Për sa i përket zhvillimeve në frontin lindor të Ukrainës, Gjenerali gjerman nuk pret ndonjë ndryshim të rëndësishëm në vijat e frontit në Ukrainë për momentin, por sipas tij, Kievi mbetet i varur nga mbështetja.

Lini një Përgjigje