TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Maj 2026, 12:54

Gazetarit i bie telefoni gjatë konferencës, Lavrov acarohet: Dil jashtë ose siguria do nxjerrë armën

Shkruar nga Pamfleti
Gazetarit i bie telefoni gjatë konferencës, Lavrov acarohet: Dil
Sergei Lavrov

Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë një konference për mediat në New Delhi, ku ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov është acaruar me një gazetar që vazhdonte të përdorte telefonin gjatë deklaratës së tij.

Sipas mediave ruse, incidenti ndodhi gjatë vizitës zyrtare të Lavrovit në Indi.

Fillimisht, një nga gazetarët iu përgjigj një telefonate brenda sallës. Lavrov i kërkoi të përfundonte bisedën që konferenca të vazhdonte pa ndërprerje. Ministri rus vijoi deklaratën, por pak minuta më vonë i njëjti gazetar nisi sërish të fliste në telefon.

Kjo shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Lavrovit.

“A mund të na lini rehat? Nuk po bëj shaka! Djema, nxirreni jashtë... Zotëri, më vjen keq, nëse nuk e dorëzoni telefonin tuaj, ata do të nxjerrin një armë”, tha Lavrov gjatë konferencës. 

sergei lavrov

1 Komente

  1. T
    Tony

    E ke inat apo nuk ke inat kete nofell derrin por, është treguar burre me mend.

    Lini një Përgjigje