TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Maj 2026, 10:36

Avioni bie mbi çatinë e një shtëpie në SHBA, humbin jetën dy persona nga bordi 

Shkruar nga Pamfleti
Avioni bie mbi çatinë e një shtëpie në SHBA,
Pamje nga ngarja

Dy persona në bordin e avionit humbën jetën pasi një avion i vogël u përplas me një banesë në shtetin amerikan të Ohajos, konfirmuan autoritetet lokale.

Ngjarja ndodhi pasditen e së enjtes në qytetin Akron, ku përplasja shkaktoi flakë dhe re të dendura tymi në zonë.

Sipas Patrullës së Autostradave të Ohajos, avioni model Piper Cherokee i vitit 1963 ishte ngritur nga Aeroporti “Akron Fulton”, para se të rrëzohej rreth orës 15:45.

Autoritetet njoftuan se shtëpia e goditur nga avioni, si dhe një banesë pranë saj, u evakuuan menjëherë, ndërsa nuk u raportuan të lënduar mes banorëve apo personave që ndodheshin në afërsi të vendit të aksidentit.

Shefi i zjarrfikësve në Akron deklaroi se në momentin e përplasjes në banesë ndodheshin një çift bashkë me dy fëmijët e tyre, por fatmirësisht të gjithë shpëtuan pa lëndime dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. 

 

avioni bie mbi catine e nje banese ne shba

Lini një Përgjigje