TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Gusht 2025, 17:43

Gaza, varri masiv i gazetarëve!

Shkruar nga Pamfleti

Gaza, varri masiv i gazetarëve!

Izraeli ka vrarë plot 192 gazetarë në gaza...

Një tjetër masakër në Rripin e Gazës ka shënjestruar jo vetëm civilët, por edhe zërin e lirë. Pesë gazetarë u vranë gjatë bombardimeve të ushtrisë izraelite mbi spitalin Nasser në Khan Younis, ku numri total i viktimave arriti të paktën 20 persona.

Mes viktimave janë emra të njohur të medias lokale dhe ndërkombëtare. Sipas burimeve të Reuters dhe AP, ata janë:

Mariam Abu Dagga, freelancere për Associated Press

Mohammed Salama, gazetar i Al Jazeera

Hussam al-Masri dhe Moaz Abu Taha, kameramanë të Reuters

Ahmed Abu Aziz, reporter i Middle East Eye, i cili ndërroi jetë nga plagët e marra pas sulmit

Gjithashtu, fotografi i Reuters, Hatem Khaled, mbeti i plagosur gjatë shpërthimeve.

Sipas dëshmive, një raketë e parë goditi spitalin, ndërsa 10 minuta më pas një tjetër bombë shënjestroi shpëtimtarët dhe gazetarët që kishin mbërritur për të dhënë ndihmë.

Gaza, varri më i madh i gazetarëve

Statistikat janë të frikshme: sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), vetëm në 22 muajt e fundit janë vrarë 192 gazetarë në Gaza, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë në një konflikt modern. Ky numër është gati 10 herë më i madh se numri i gazetarëve të vrarë në Ukrainë gjatë së njëjtës periudhë.

Sipas Sky News, bilanci i përgjithshëm i luftës midis Izraelit dhe Hamasit ka çuar në afro 200 gazetarë të vrarë deri sot, duke e kthyer Gazën në zonën më vdekjeprurëse në botë për median.

Netanyahu nën akuzë: Sulm ndaj fjalës së lirë

Organizata ndërkombëtare si Foreign Press Association, Reporters Without Borders dhe CPJ kanë dënuar ashpër sulmet ndaj gazetarëve, duke i cilësuar ato si një strategji për të heshtur dëshmitarët e krimeve të luftës.

Kryeministri Benjamin Netanyahu akuzohet nga vëzhgues ndërkombëtarë se po shënjestron median dhe të drejtën e informimit. Shumë gazetarë të huaj janë ndaluar të hyjnë në Gaza, ndërsa korrespondentët vendas paguajnë me jetë për çdo lajm të dhënë.

Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj fjalës së lirë, duke e kthyer profesionin e gazetarit në Gaza në një mision vetëflijimi.

Në mes të rrënojave, fotoja e publikuar nga Reuters me paisjet e kameramanit të vrarë Hossam al-Masri mbetet simbol i kësaj tragjedie. Një çantë e punës, një kamerë e thyer dhe një trup pa jetë – dëshmi se fjala e lirë në Gaza paguhet sot me gjakun e reporterëve. /Pamfleti

Gaza, varri masiv i gazetarëve!

Gaza, varri masiv i gazetarëve!

Gaza, varri masiv i gazetarëve!

Gaza, varri masiv i gazetarëve!

Gaza, varri masiv i gazetarëve!

Lini një Përgjigje