Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se aksioni për prishjen e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në bashkinë e Durrësit, është shtrirë edhe në zonën e Kepit të Rodonit.
Kryeministri ka publikuar pamje nga aksioni dhe shprehet se nuk do të ndalet deri në godinën e fundit, teksa akuzon Policinë e Shtetit se ka mbyllur sytë.
“Shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, po një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni, por edhe do të shoqërohet ditët në vijim me paketën e re të masave për tkurrjen e këtij fenomeni, duke rritur forcën goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme, përfshirë edhe “symbyllurit” në inspektoriate, polici e me radhë. Këto pamje janë nga operacioni i nisur sot në Kepin e Rodonit, Bashkia Durrës, ku një tjetër mrekulli e natyrës është abuzuar për qëllime fitimi nga ndërtime të paligjshme” shkruan ai.
Lini një Përgjigje