
Një gafë e ish-Sekretares së Shtetit për Punët e Brendshme në Mbretërinë e Bashkuar, Suella Braverman, ka krijuar reagime epike në rrjetet sociale.
Braverman, duke folur në radion LBC, tha “Italia ka arritur të ngadalësojë fluksin e emigrantëve duke ndërtuar një mur në kufirin e saj me Turqinë dhe duke e patrulluar atë me dronë”. Deklarata e deputetes konservatore e famshme për qëndrimet e saj ekstreme ndaj emigrantëve, ka ndezur ironi dhe polemika në Mbretërinë e Bashkuar.
"Italia ka forcuar kufijtë e saj. Ata kanë ndërtuar një mur. Unë shkova ta shoh atë mur. Ata kanë ndërtuar një mur në kufirin tokësor midis Italisë dhe Turqisë. Ata kanë drone. Ata kanë Mjetet e blinduara kanë ushtarë që kalojnë kufirin”, u shpreh ajo.
Suella Braverman tells LBC that Italy have "built a wall" on the "land border between Italy and Turkey" and insists that "I went to see" it pic.twitter.com/HU2g3SlHFs
— Adam Bienkov (@AdamBienkov) January 2, 2025
Deklaratat e Braverman menjëherë sollën reagimet në rrjet, ku përdoruesit pyesnin se si ajo arriti të shkonte dhe të shihte një mur në një kufi që nuk mund të ekzistonte.
"Suella Braverman pretendon se ishte në kufirin tokësor midis Italisë dhe Turqisë dhe pa një mur! Një pretendim i jashtëzakonshëm duke pasur parasysh se vendet nuk janë fqinjë!", shkruante Sunder Katwala.
Shkrimtari Tim Brannigan thjesht postoi një foto të një harte me Italinë dhe Turqinë të rrethuara, duke treguar qartë se nuk janë afër. Përdorues të tjerë bënin shaka se Braverman duhej të rimarrë provimin e gjeografisë në shkollën e mesme dhe pyesnin veten se si u bë Sekretar i Brendshëm.
Great to join @LBC this morning.
— Suella Braverman MP (@SuellaBraverman) January 2, 2025
Thanks for all your great calls. Good discussions on small boats, Israel and Labour’s education policies.
Catch up on @GlobalPlayer
And, obviously I meant Greece’s land border with Turkey which I was honoured to visit. It’s been very… https://t.co/JutbiSJj6i
Vetë Braverman më vonë u detyrua të pranonte se kishte bërë një gabim. “Sigurisht që e kisha fjalën për kufirin tokësor të Greqisë me Turqinë, të cilin pata nderin ta vizitoja. Ishte një sukses i madh!”, ka shkruar ai në X.
Lini një Përgjigje