TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Mars 2026, 13:47

Gafa e Kremlinit/ Publikohet gabimisht videoja e Putinit me urimin për Ditën e Gruas

Shkruar nga Pamfleti
Gafa e Kremlinit/ Publikohet gabimisht videoja e Putinit me urimin për
Vladimir Putin

Zyra e komunikimit e Kremlinit e zëvendësoi më vonë videon me versionin e saktë, por publikimi fillestar kishte qarkulluar tashmë.

Kremlini publikoi gabimisht një video të pasaktë të presidentit rus Vladimir Putin me rastin e mesazhit të tij për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, para se ta hiqte dhe ta zëvendësonte me versionin e duhur.

Në videon që u publikua fillimisht, Putin ndërpret leximin e mesazhit drejtuar grave, pasi duket se i irritohet fyti gjatë fjalimit.

“E dini çfarë, më lejoni ta them përsëri, seps fyti më gërvisht pak. Po, më gërvisht pak. Për pak sa nuk fillova të kollitem. Sot kam folur shumë,” dëgjohet të thotë presidenti rus në video.

Pas publikimit, ekipi i komunikimit i Kremlinit e hoqi videon dhe e zëvendësoi me versionin e saktë të mesazhit.

Megjithatë, sipas raportimeve të mediave, videoja e parë kishte filluar tashmë të qarkullonte në internet përpara se të bëhej korrigjimi.

 

 

putin fjalimi kremlini

Lini një Përgjigje