TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Mars 2026, 11:22

Kërcet arma në Podgoricë, plagoset anëtari i klanit “Kavaç”

Shkruar nga Pamfleti
Kërcet arma në Podgoricë, plagoset anëtari i klanit
Radosav Stanisiç

Radosav Stanisiç u paraqit në spital me plagë në këmbë, ai refuzoi të bashkëpunojë me policinë…

Radosav “Gile” Stanisiç, i dyshuar si pjesëtar i qelizës së klanit kriminal “Kavaç” në Podgoricë, mbeti i plagosur pak pas mesnate, në një atentat që po hetohet nga policia.

Lajmin e raportoi media malazeze “Vijesti”, duke iu referuar burimeve jozyrtare.

Sipas këtyre burimeve, Stanisiç u paraqit në bllokun e urgjencës të Qendrës Klinike në Podgoricë me një plagë nga armë zjarri në këmbë.

“Vijesti” raporton se ai refuzoi të bashkëpunojë me policinë, e cila mbërriti në vendngjarje pasi u njoftua nga institucioni shëndetësor.

Sipas informacioneve jozyrtare, policia dyshon se plagosja mund të ketë ndodhur nga pakujdesia. Dy miq të Stanisiçit, të cilët e dërguan atë në urgjencë, u morën në pyetje nga autoritetet gjatë natës.

 

podgorice atentati kavac

Lini një Përgjigje