TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Mars 2026, 11:32

Udhëheqësi i ardhshëm Suprem, Asambleja e Ekspertëve në Iran dakordësohet për emrin

Shkruar nga Pamfleti
Udhëheqësi i ardhshëm Suprem, Asambleja e Ekspertëve në
Mojtaba Khamenei

Sipas mediave iraniane, ekziston pothuajse një konsensus për Mojtaba Khamenein, megjithëse disa pengesa mbeten.

Asambleja e Ekspertëve në Iran pritet të emërojë djalin e Ajatollah Ali Khameneit si udhëheqësin e ardhshëm suprem. Sipas raportimeve, disa anëtarë të këtij organi fetar kanë treguar Mojtaba Khamenein, djalin e dytë të Ajatollah Ali Khameneit të vrarë, si pasardhës të mundshëm.

Pas raportimeve për përçarje brenda Asamblesë së Ekspertëve, institucioni klerikal ka sinjalizuar se është i gatshëm të shpallë një udhëheqës të ri suprem që të dielën.

Anëtari i Asamblesë së Ekspertëve, Ajatollah Mohammad Mahdi Mirbagheri, deklaroi të dielën se, edhe pse “disa pengesa” mbeten, ekziston pothuajse një konsensus.

Këtë e raportoi agjencia gjysmëzyrtare iraniane Mehr Neës Agency.

Një tjetër anëtar i Asamblesë, Ajatollah Mohsen Heidari Alekasir, është regjistruar duke deklaruar se kandidati tashmë është përzgjedhur.

Sipas tij, vendimi bazohet në këshillën e liderit të ndjerë suprem se udhëheqësi më i lartë i Iranit duhet “të urrehet nga armiku” dhe jo të vlerësohet prej tij.

 

mojtaba khamenei irani lideri suprem

Lini një Përgjigje