TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Nëntor 2023, 15:08

Furtunë në qeverinë britanike, Sunak largon thuajse të gjithë ministrat; rikthehet David Cameron

Shkruar nga Pamfleti
Furtunë në qeverinë britanike, Sunak largon thuajse të
Sunak dhe Cameron

Ka një zhvillim të bujshëm, pasi u rikthye në qeveri ish-kryeministri David Cameron. Ai ka marrë postin e Sekretarit të Jashtëm.

Qeveria britanike duket se është reformuar totalisht. Ashtu sikundër ka ndodhur në qeveritë e mëparshme, sot ka nisur furtuna ne kabinetin e Sunak.

E para që u shkarkua ishte Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, por pas saj kanë ikur thuajse të gjithë. Në vend Braverman është emëruar James Cleverly.

Ndërkohë ka një zhvillim të bujshëm, pasi u rikthye në qeveri ish-kryeministri David Cameron. Ai ka marrë postin e Sekretarit të Jashtëm.

Kthimi i tij i papritur në vijën e parë të politikës pason shtatë vitet e fundit që ai i kaloi duke shkruar kujtimet dhe duke u përfshirë në biznes, përfshirë kompaninë financiare Greensill Capital, e cila më vonë u shemb.

Shembja e kompanisë nxiti pikëpyetje rreth shkallës në të cilën ish-udhëheqësit mund të përdorin statusin e tyre për të ndikuar në politikën e qeverisë, pasi zoti Cameron kontaktoi vazhdimisht ministra të lartë në vitin 2020 në interes të punës së tij.

Zyra e kryeministrit Sunak tha se mbreti Charles miratoi vendimin që t'i jepet zotit Cameron një vend në Dhomën e Lordëve, duke i mundësuar kthimin në qeveri, pavarësisht se nuk është më anëtar i zgjedhur i parlamentit.

Emra të tjerë të larguar janë: Nick Gibb, ministër i Arsimit; Neil O'Brien jep dorëheqjen si ministër i nivelit të lartë; Will Quince jep dorëheqjen si ministër i Shëndetësisë; Jesse Norman jep dorëheqjen si ministër i Transportit; Rachel Maclean u shkarkua nga posti i ministres së Strehimit; Therese Coffey jep dorëheqjen si sekretare e Mjedisit; Jeremy Quin jep dorëheqjen si Drejtor i Përgjithshëm i Pagave dhe Ministër për Zyrën e Kabinetit.

Sipas mediave britanike, pavarësish se ministrat kanë dhënë dorëheqjen, ka qenë kryeministri që ja u ka kërkuar. Me pak fjalë janë shkarkuar. Këtë e konfirmoi Rachel Maclean.

Më është kërkuar të largohem nga detyra ime si Ministër i Strehimit. E zhgënjyer dhe mezi prisja të prezantoja në Komision Projektligjin e Reformës së Qiramarrësve nesër dhe më vonë Projektligjin e Qiramarrjes dhe të Pronave të Lira. Ka qenë privilegj të mbaj këtë post dhe i uroj suksese pasuesit tim”, tha ajo.

Një reagim erdhi dhe nga ministri i Transportit, Jesse Norman. Ai tha se ka qenë një nder i madh të shërbejë në qeveritë e njëpasnjëshme që nga viti 2016 dhe ishte krenar për mandatin e automjeteve me emetime zero që ai mbikëqyri kohët e fundit, raporton Sky News.

Faleminderit për udhëheqjen e qetë, të përqendruar dhe afatgjatë që i keni dhënë këtij vendi gjatë vitit të kaluar. Kjo është koha e duhur për të dhënë dorëheqjen”, tha ai në letrën e tij të dorëheqjes drejtuar kryeministrit, të cilën e ndau në internet”, tha ai.

Lini një Përgjigje