
Dy persona kanë humbur jetën dhe pesë janë zhdukur pas fundosjes së një varke në lumin Danub.
Policia hollandeze njoftoi mbrëmjen e djeshme se një person ishte gjetur i gjakosur në kokë në bregun e Danubit pranë qytetit të Veroces, rreth 50 kilometra në veri të kryeqytetit, Budapest.
Policia njoftoi se ai u përfshi në një aksident me varkë dhe trupat e një burri dhe një gruaje u zbuluan më vonë aty pranë raporton AP.
Disa orë pasi policia filloi kërkimet, ata zbuluan një varkë të dëmtuar në ujë, të cilën e tërhoqën në breg. Policia është ende në kërkim të pesë personave të tjerë, të cilët besohet se ishin në varkë.
Policia ka bërë të ditur se një varkë hoteli kishte qenë në zonë në momentin e aksidentit.
Aksidenti vdekjeprurës vjen pesë vjet pasi të paktën 27 persona vdiqën në Budapest kur një anije lundrimi në lumë u përplas me një anije turistike më të vogël, duke e fundosur atë brenda disa sekondash.
Lini një Përgjigje