TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Maj 2024, 11:04

Gjykata ruse i sekuestron 463 milionë euro bankës UniCredit

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata ruse i sekuestron 463 milionë euro bankës UniCredit

Një gjykatë ruse ka konfiskuar asete në vlerë prej 463 milionë euro (503 milionë dollarë) që i përkasin bankës italiane UniCredit.

Gjykata e Arbitrazhit e Shën Petersburgit po zhvillon procedurat e kompanisë RusHimAlyans në pronësi të Gazprom kundër bankës UniCredit.

Sipas vendimit të gjykatës ruse, asetet përfshijnë letra me vlerë, pasuri të paluajtshme dhe mjete në llogarinë e bankës. Më herët, kompania në pronësi të Gazprom ka ngritur një padi kundër Deutsche Bank dhe Commerzbank.

UniCredit ishte ndër garantuesit e kontratës me kompaninë gjermane 'Linde' për ndërtimin e një fabrike të përpunimit të gazit natyror në Rusi, e cila u ndërpre për shkak të sanksioneve.

Lini një Përgjigje