TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Mars 2024, 12:59

Frikë nga përshkallëzimi i luftës/ BE me plan për t’u ringritur ushtarakisht, Borrel: Paqja e rrezikuar!

Shkruar nga Pamfleti

Frikë nga përshkallëzimi i luftës/ BE me plan për

Në një kohë kur paqja po duket gjithmonë e më e rrezikuar, me disa vatra luftërash, por edhe nën kërcënimin e vazhdueshëm rus për një përshkallëzim deri në sulm bërthamor, Bashkimi Europian po sheh mundësinë e rritjes së kapaciteteve ushtarake.
Sot u propozua strategjia e parë industriale e mbrojtjes së BE-së në një përpjekje urgjente për të rindërtuar kapacitetin ushtarak për të shmangur sulmet e mundshme në të ardhmen nga Rusia.
Ky veprim do të shënojë fundin e strategjisë së mbrojtjes në kohë paqeje, situatë e krijuar pas Luftës së Dytë Botërore në Europë, sipas së cilës prodhimi i municioneve dhe pajisjeve  të tilla si tanket duhet të shkatërrohen.

Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së, tha gjatë prezantimit të strategjisë së re të Komisionit se “paqja nuk është më e sigurt” dhe agresioni rus ka krijuar një situatë ku shihet urgjente rritja e kapaciteteve të mbrojtjes.

Propozimi i sotëm vjen pesë vite pas propozimit të presidentit francez Emmanuel Macron, mbi krijimin e një ushtrie europiane, pasi kjo krijonte pavarësi në fushën e mbrojtjes së BE.

Zyrtarët në Komisionin Evropian thanë se ata ishin në gjendje të “ndreqin” mungesën e një politike të mbrojtjes në dy vitet e fundit, por kishin identifikuar tre boshllëqe, duke përfshirë një “gropë” të madhe financiare.

Zyrtarët llogaritën se nëse blloku do të kishte shpenzuar 2% të PBB-së së tij për mbrojtje në 15 vitet e fundit, do të kishte shpenzuar 1 trilion euro.

“Kjo jep një ide të resurseve financiare që nevojitet”, tha zyrtar.
Fondet e menjëhershme që shpresohen të sigurohen me marrëveshje të përbashkët të shteteve anëtare, janë 1.5 miliardë euro, por komisioneri i mbrojtjes Thierry Breton ka deklaruar se është i nevojshëm një buxhet rreth 100 miliardë eurosh.

 

Lini një Përgjigje