TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Korrik 2023, 19:19

Frika e një katastrofe bërthamore, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike kërkon më shumë akses në Zaporizhzhia

Shkruar nga Pamfleti

Frika e një katastrofe bërthamore, Agjencia Ndërkombëtare e

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka bërë thirrje për akses shtesë në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias në Ukrainë për të konfirmuar nëse ka mina apo eksplozivë brenda saj.

Kjo pasi, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përsëriti këtë javë paralajmërimet se Rusia po planifikon provokime në objektin e pushtuar nga Rusia.

Ushtria ukrainase tha se objekte të huaja të ngjashme me mjetet shpërthyese ishin vendosur në çatinë e termocentralit.

Drejtori i Përgjithshëm i IAEA, Rafael Mariano Grossi tha në një deklaratë më 5 korrik se IAEA është në dijeni të raporteve se mina dhe eksplozivë të tjerë janë vendosur brenda dhe rreth termocentralit bërthamor.

IAEA tani kërkon qasje në çatitë e njësive të reaktorëve tre dhe katër, ku Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se mund të kishte pajisje shpërthyese.

Është kërkuar gjithashtu akses në pjesët e sallave të turbinave dhe në sistemin e ftohjes në central.

Me tensionin ushtarak dhe aktivitetet në rritje në rajonin ku ndodhet ky termocentral i madh bërthamor, ekspertët tanë duhet të jenë në gjendje të verifikojnë faktet në terren”, tha IAEA.

zaporizhzhia okb katastrofë bërthamore

Lini një Përgjigje