TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Korrik 2023, 16:23

“Të mos i dhurojmë Kurtit këto imazhe”/ Kaos në parlamentin serb, deputetët përplasen fizikisht gjatë seancës plenare

Shkruar nga Pamfleti

“Të mos i dhurojmë Kurtit këto imazhe”/ Kaos në

Kaosi ka përfshirë parlamentin serb në seancën e sotme plenare, ku përplasjet verbale janë pasuar nga një konfrontim fizik mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës.

Partitë opozitare kishin kërkuar largimin nga salla të ministrit të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Aleksandër Martinovic i cili refuzoi ta bënte një gjë të tillë, raporton Danas

Punimet e parlamentit të Serbisë vazhduan mes zhurmës e pështjellimit, ndërkohë që deputetët e opozitës janë ngritur në këmbë e kanë thirrur “Vuçiç ik”, teksa kërkonin edhe largimin nga seanca të Martinovic, për shkak të fyerjeve të bëra një dite më parë ndaj ligjvënësve dhe aktivistëve politikë.

Gjatë seancës u përmend dhe emri i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nga deputeti i Serbisë së Bashkua, Dragan Markovic Palma i cili u mundu të qetësoj situatën duke shpjeguar se me këto imazhe po i tregojë Kurtit se Serbia nuk është në rregull.

Kështu i dërgoni një imazh Albin Kurtit dhe gjithë botës se asgjë nuk është në rregull në Serbi. Ky është programi juaj”, u shpreh ai. Pas mosmarrëveshjeve mes tyre, situate degjeneroi në përleshje fizike.

serbi kaos parlament

Lini një Përgjigje