TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Korrik 2024, 11:13

Franca, Italia dhe Gjermania: Si po e dobësojnë Perëndimin të mëdhatë e Evropës

Shkruar nga Gianluigi Da Rold

 

Franca, Italia dhe Gjermania: Si po e dobësojnë Perëndimin
Meloni dhe Macron /

Pasi refuzoi të votojë për zonjën Von der Leyen për një mandat të dytë në krye të Komisionit Evropian, Giorgia Meloni po vendos një marrëdhënie të re me Kinën, ndërsa uniteti i qeverisë së saj ka filluar të shohë rreziqe në horizont...

Është e pamundur që në këtë moment historik të identifikohet një fije e përbashkët, një zgjedhje realiste, e cila mund të sjellë një bashkëjetesë botërore më pak të trazuar, dhe të zhdukë atë që tani po quhet troç si “kriza e rendit botëror aktual” .

Vitet e fundit janë grumbulluar shumë kontradikta, janë shfaqur shumë konflikte. Ndoshta jo edhe aq për meritat e asaj që ndodh realisht, sesa nga ndryshimet e mëdha historike që janë shfaqur në fushën ekonomike dhe sociale, në organizimin e punës, në arsim, dhe tek nevojat e vazhdueshme dhe gjithnjë e më të rëndësishme në sektorin e shëndetësisë.

Duket sikur askush nuk e ka parasysh këtë gjë, nuk reagon në terma realistë, dhe as hyn në thelbin e problemit. Përkundrazi, ata vazhdojnë të propozojnë ide kundërthënëse, të cilat i përkasin ideologjive dhe teorive të së shkuarës.

Madje, krahasuar me realitetin historik që po përparon pashmangshmërisht, ka edhe nga ata që kultivojnë ëndrra imagjinative për hakmarrje nga njëra apo tjetra palë. Është shenja më e qartë e realitetit të zymtë të klasës aktuale sunduese botërore.

Lajmi i fundit që beri bujë së fundmi, është tërheqja nga Libani e tre vendeve si Franca, Norvegjia dhe Belgjika, të cilat i ftojnë qytetarët e tyre të largohen nga vendi, pasi izraelitët vendosën të nisin një kundërsulm pas raketës së hedhur në Golan, e cila vrau 12 persona, përfshirë disa djem të vegjël që ishin duke luajtur futboll.

Nëse doni një panoramë sa më të qartë, duhet të lexoni çdo mëngjes buletinin e luftërave të ndryshme, të cilat janë të përqendruara në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, por që tani janë vetëm tabloja kryesore e krizës botërore. Pastaj, ka faktorë të ndryshëm që e nxisin këtë skenar të ndezur.

Le të shohim në mënyrë skematike se çfarë po ndodh, dhe që do të karakterizojë në mënyrë të parashikueshme 100 ditët e tensionuara deri në zgjedhjen e presidentit të ri amerikan. Të gjitha prapaskenat që e mbajtën Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, po shfaqen ditët e fundit. Nuk duket e mundshme që udhëheqës të ndryshëm të Partisë Demokratike, të mos e kishin marrë parasysh gjendjen shëndetësore të Biden dhe rënien e tij fizike të ngadaltë, por të pandalshme. Është më realiste të besohet se Biden, mund të përfaqësonte rikonfirmimin e një procesi brenda demokratike, që do e dënonte Donald Trump dhe largonte atë nga skena politike globale dhe ajo amerikane.

Do të ishin të tjerët, ata që do t’i drejtonin negociatat në përpjekje për të rivendosur rendin dhe për t’i dhënë fund konflikteve shqetësuese. Atmosfera ka qenë e rënduar, dhe tani Kamala Harris e gjen veten në pozicionin për të hapur një skenar të ri.

Por a do të mjaftojë kjo kohë? Dhe çfarë imazhi ka Kamala Harris në shtete të ndryshme? Për më tepër, do të na duhet të vlerësojmë edhe problemet e shumta që ka trajtuar Trump, dhe të cilat kanë gjetur konsensus të gjerë.

Por nëse loja e re amerikane është e pasigurt, dhe do të luhet në teh të thikës në javët në vijim, është mbresëlënëse dobësia e Bashkimit Evropian, që duhet të luajë në fakt një rol të rëndësishëm në këtë krizë të madhe të rendit aktual. Kurrë më parë Bashkimi Evropian nuk është shfaqur kaq i dobët dhe i dërrmuar sa sot.

Ursula Von der Leyen duket se ka një shumicë “të pasigurt”, me boshtin e vjetër franko-gjerman që po shfaqet gjithnjë e më i dobët. Nëse francezët janë përfshirë në një Olimpiadë që do të hyjë në histori si ndër më të braktisurat nga spektatorët e pranishëm dhe ata para ekranit, ajo që vërehet për vendin në tërësi është e frikshme.

Macron po paguan një kosto shumë të madhe për ndalimin e ngjitjes në pushtet të Marine Le Pen. Operacioni i tij ishte pozitiv, kur vendosi kordonin sanitar në të djathtë, por Macron duhej të mendonte domosdoshmërisht për pasojat. Vendi nuk ka ende një qeveri të re dhe nuk dihet se kur do të krijohet.

Edhe rikonfirmimi i kreut të Asamblesë Kombëtare, ndodhi me një shumicë relative. Problem mbetet kryeministri i dorëhequr, por edhe trazirat dhe bojkotet që vazhdojnë të ndodhin, pavarësisht mobilizimit të 35 mijë policëve dhe 10 mijë ushtarëve.

Nëse analizojmë Gjermanisë , shpresat nuk janë shumë të ndryshme. Socialdemokratët që kanë kancelarin në detyrë, janë sot “partia e tretë” dhe renditen pas neo-nazistëve, teksa po përgatiten zgjedhjet në ish-Gjermaninë Lindore, ku neonazistët janë shumë në avantazh.

Për më tepër, ka një vijimësi në qëndrime të CDU-CSU, aleate e dikurshme e socialdemokratëve, që fitoi dhe që duket se dëshiron zgjedhje të reja. Përse vallë? Sepse me sa nuk janë të kënaqur me ekuilibrin e brendshëm të vendit, i cili më pas ka pasoja në gjithë Evropën.

Le ta përfshijmë edhe Italinë në këtë grupim vendesh problematike. Pasi refuzoi të votojë për zonjën Von der Leyen për një mandat të dytë në krye të Komisionit Evropian, Giorgia Meloni po vendos një marrëdhënie të re me Kinën, ndërsa uniteti i qeverisë së saj ka filluar të shohë rreziqe në horizont.

Në rajonin e Ligurias do të ketë zgjedhje lokale pas 3 muajsh, dhe polemikat mbi drejtuesin e ri do të jenë të shumta. Pastaj janë edhe qëndrimet gjithnjë e më kritike të Salvinit. Por mbi të gjitha nuk duhet anashkaluar qëndrimi i një kompanie të madhe mediatike si Mediaset, e cila me fëmijët e Silvio Berlusconit, duket se kërkon me këmbëngulje një Forza Italia të pozicionuar më në qendër, dhe që nuk duket plotësisht e kënaqur me qeverinë aktuale, e cila do duhet të përballen me një probleme financiare.

Çfarë lëshoi ditët e fundit ​​Mediaset, një paralajmërim? Nëse i  bëni bashkë të gjitha këto realitete, atëherë shohim se protagonistët perëndimorë të krizës janë shumë më tepër vështirësi sesa ata lindorë. A do të mjaftojnë 100 për ta ri-balancuar një situatë të tillë? Por mbi të gjitha, a do të mjaftojnë këto ditë, për të parandaluar shndërrimin e krizës në një prishje totale të rendit aktual botëror?/Përshtati Pamfleti nga “Il Sussidiario”

franca italia gjermania perëndimi evropa

Lini një Përgjigje