
Fotoja e arrestimit të ish presidentit Donald Trump ka bërë xhiron e rrjetit pasi ai shfaqet i vrenjtur, sheh direkt në kamera para një sfondi të butë ngjyrë gri.
I pyetur për foton e arrestimit të paraardhësit të tij në Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden ka bërë një koment tallës teksa tha se "Trump shfaqet si një djalë simpatik, një djalë i mrekullueshëm”.
President Biden on Former President Trump's mugshot: "Handsome guy. Wonderful guy." pic.twitter.com/xbsuStN2Z0
— CSPAN (@cspan) August 25, 2023
Komentet, Biden i bëri nga zona e Liqenit Tahoe ku po qëndron me pushime.
Kujtojmë se ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u dorëzua të enjten në mbrëmje tek autoritetet në shtetin e Xhorxhias për t’u përballur me akuzat për përpjekjet për përmbysjen e zgjedhjeve të vitit 2020.
Qëndrimi i manjatit në burgun e Fultonit zgjati 20 minuta, ku u regjistrua dhe një fakt historik që ka të bëjë me fotografimin për herë të parë nga policia të një ish-presidenti amerikan si të dyshuar.

Lini një Përgjigje