Kryetari i Komitetit të Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, Tobias Ellwood ka bërë një deklaratë të fortë teksa shprehet se ditët e presidentit rus Vladimir Putin janë të numëruara.
Tobias Ellwood, tha në një deklaratë për Skynews se nuk ishte dakort me atë ç’ka analistët kanë vlerësuar mbi vdekjen e Yevgeny Prighozin, se kërcënimi kryesor i Putinit tani është asgjësuar dhe presidenti rus tashmë mund të jetë më i fortë.
Ai ofron një pikëpamje krejt ndryshe duke nënvizuar dobësimin e Vladimir Putin në politikën e brendshme.
Sipas Ellwood “besimi në rrethin e brendshëm të Kremlinit është zhdukur”, dhe Putin tani “po udhëhiqet më shumë nga frika se sa nga besnikëria”.
“Më e rëndësishmja është se oligarkët dhe elita ruse nuk e shohin më atë si një “garantues të aftë” të statusit të tyre. Putin është “thellësisht i poshtëruar në një numër frontesh. Grupi Wagner ishte një “njësi shumë e frikshme” në Ukrainë, e cila nuk është më në krah të Putinit”, tha ai.
Ellwood bëri dhe një përshkrim të shkurtër duke u bazuar mbi hisorinë e Rusisë, për atë çfarë mund të ndodhë në vijim.
“Kur një udhëheqës rus humbet popullaritetin mes elitave, atëherë historia ruse tregon se dobësia shfrytëzohet shpejt dhe pa mëshirë. Dhe unë dyshoj se ai do të zëvendësohet, ndoshta jo në një afat të shkurtër, por sigurisht që topi tani është vënë në lëvizje. Unë besoj se ditët e Putinit janë të numëruara”, përfundoi politikani britanik.
Lini një Përgjigje