
Një ekspert i ndërtimit të anijeve ka thënë se superjahti Bayesian që u mbyt të hënën ishte ndër "më të sigurtit".
Giovanni Costantino është shefi ekzekutiv i The Italian Sea Group, i cili tani zotëron firmën që ka ndërtuar më parë jahtin.
Ai tha për Sky Neës se fatkeqësia e kësaj jave në brigjet e Siçilisë e ka vënë atë "në një gjendje trishtimi nga njëra anë dhe mosbesimi nga ana tjetër".
Ai tha: "Duke qenë prodhuesi i Perinit [anijeve] e di shumë mirë se si anijet janë projektuar dhe ndërtuar gjithmonë”.
“Anijet me vela, dihet mirë, janë më të sigurtat në kuptimin më absolut," shtoi zoti Constantino.
"Së pari, sepse ata kanë shumë pak sipërfaqe në krahasim me një jaht përballë erës. Së dyti, me strukturën, drift keel... ata bëhen trupa të pathyeshëm."
Bayesian u fundos në orët e para të mëngjesit të së hënës jashtë Palermos pas një stuhie të dhunshme.
Lini një Përgjigje