
Dhjetë shtetas britanikë janë arrestuar në Dubai pasi kanë bërë fotografi dhe video të sulmeve me raketa dhe dronë, sipas Sky Neës, 5 prej të cilëve janë liruar më pas.
Ministria e Jashtme ka këshilluar në rrjetet sociale qytetarët që udhëtojnë drejt Dubait, duke theksuar:
“Është e paligjshme të postosh në internet materiale, duke përfshirë video dhe fotografi, që janë kritike ndaj qeverisë, kompanive ose individëve të Emirateve të Bashkuara Arabe, ose që lidhen me incidente në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo përfshin materiale që duket se abuzojnë, tall ose kritikojnë vendin ose autoritetet e tij. Materiali që është i pandjeshëm nga ana kulturore mund të konsiderohet gjithashtu i paligjshëm", tha ajo.
Megjithatë, sipas raportimeve të tjera, numri i të arrestuarve mund të jetë më i lartë. Radha Stirling, drejtoreshë ekzekutive e organizatës Detained in Dubai, deklaroi:“Po flasim për një shifër që i afrohet 50 deri në 70, ishte vlerësimi im, dhe ndoshta edhe më shumë. Mendoj se deri në fund të kësaj do të shohim shumë më tepër, ndoshta 100, ndoshta 150.”
Ajo theksoi gjithashtu vështirësitë në përcaktimin e shifrave të sakta:
“Nuk do ta dimë vërtet shkallën e vërtetë derisa njerëzit të jenë larguar nga vendi dhe të jenë të lirë të flasin realisht. Është e vështirë të përcaktohen numrat nga ambasada të ndryshme, dhe jo të gjithë kontaktojnë ambasadën e tyre për t’i informuar për arrestimin e tyre.”
Lini një Përgjigje