TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Mars 2026, 13:28

"Zoti refuzon sulmet", Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justifikuar luftën

Shkruar nga Pamfleti
"Zoti refuzon sulmet", Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë
Papa Leo XIV

Gjatë meshës së së dielës në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Leo XIV përcolli një mesazh të qartë kundër luftës, duke theksuar se besimi fetar nuk duhet të përdoret si arsye për konfliktet e armatosura.

“Jezusi, Mbreti i Paqes, e refuzon luftën. Askush nuk mund ta përdorë atë për të justifikuar veprime luftarake”, u shpreh Papa gjatë fjalës së tij.

Ai theksoi gjithashtu se lutjet e atyre që nxisin luftë nuk pranohen, ndërsa Zoti, sipas tij, qëndron pranë të shtypurve dhe viktimave, duke u dhënë atyre mbështetje dhe ngushëllim.

Deklarata e Papës vjen në një moment kur tensionet ndërkombëtare mbeten të larta, me konfliktin mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit që ka hyrë në javën e pestë, si dhe me vijimin e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Në mënyrë të tërthortë, ai ngriti shqetësimin për përdorimin e fesë nga liderë politikë për të justifikuar veprimet e tyre, duke bërë thirrje për paqe dhe reflektim në një periudhë të mbushur me konflikte në nivel global.

 

Lini një Përgjigje