TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Maj 2023, 11:08

Sulmet me dronë, shpërthen në flakë depoja e naftës pranë urës në Krime

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet me dronë, shpërthen në flakë depoja e naftës
Pamje nga shpërthimi

Një depo karburanti është përfshirë nga flakët gjatë natës në fshatin rus Volna, pranë urës në gadishullin e aneksuar të Krimesë. Pamjet paraprake të shpërthimit të siguruara nga “Dailymail”, treguan flakë dhe tym të zi që ngriheshin në qiell.

“Një rezervuar me naftë mori flakë në fshatin Volna në rrethin Temryuksky. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka të vdekur apo të lënduar. Po bëhen të gjitha përpjekjet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Nuk ka asnjë kërcënim për banorët e fshatit,"-tha guvernatori i Krasnodarit Krai Veniamin Kondratyev, pa përmendur shkakun e aksidentit.

Depoja ndodhet afër urës së Krimesë, ose urës së ngushticës së Kerçit, që lidh kontinentin e Rusisë me gadishullin e Krimesë që ajo aneksoi në vitin 2014 nga Ukraina.

Lini një Përgjigje