TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Maj 2023, 10:31

Ngjarje tragjike në Serbi, 14-vjeçari vret me armë rojën e shkollës, plagos 4 nxënës dhe një mësuese

Shkruar nga Pamfleti
Ngjarje tragjike në Serbi, 14-vjeçari vret me armë rojën e
Pamje nga ngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një shkollë në Beograd, Serbi. Sipas mediave serbe, ka pasur të shtëna me armë zjarri në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar, rreth orës 8 të mëngjesit. Mësohet se një djalë 14-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri dhe ka vrarë një roje dhe ka plagosur të paktën katër nxënës, si dhe një mësuese. Studenti u arrestua. 
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ministrat Branko Ruzhiç dhe Danica Grujiçiç, si dhe Veselin Miliç, shef i Departamentit të Policisë për qytetin e Beogradit.

Tre prej nxënësve janë transferuar në Tirsovë, ku njëri prej tyre është në rrezik për jetën, ku i njëjti ka hyrë në sallë të operacionit me lëndime në kokë, ndërsa dy të tjerë janë në terapi intensive.

Policia ka bërë të ditur se i mituri është arrestuar, ndërsa arma që është përdorur dyshohet të jetë e babait të nxënësit.

Ngjarje tragjike në Serbi, 14-vjeçari vret me armë rojën e
Momenti i arrestimit

Lini një Përgjigje