TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Nëntor 2023, 08:32

Sulmet izraelite, paralajmëron Hezbollahu: Do ketë luftë rajonale nëse vazhdojnë bombardimet ndaj Gazës

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet izraelite, paralajmëron Hezbollahu: Do ketë luftë rajonale

Komandanti i dytë i Hezbollahut, milicia e fuqishme e mbështetur nga Irani në Liban, Sheikh Naim Qassem paralajmëroi për rrezikun e një lufte rajonale nëse bombardimi i Gazës vazhdon.

Në një intervistë për BBC, komandanti tha se rreziku është i vërtetë pasi sipas tij Izraeli po vret më shumë gra dhe fëmijë.

“Vrasja e civilëve në Gaza nga Izraeli rrezikon të shkaktojë një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme. Zhvillime shumë serioze dhe shumë të rrezikshme mund të ndodhin në rajon dhe askush nuk do të jetë në gjendje t’i ndalojë efektet. Rreziku është real sepse Izraeli po rrit agresionin e tij kundër civilëve dhe po vret më shumë gra dhe fëmijë. A është e mundur që kjo të vazhdojë dhe të rritet, pa sjellë rrezik real për rajonin? Unë nuk mendoj.“, u shpreh ai.

Kassem këmbëngul se çdo përshkallëzim do të lidhet me veprimet e Izraelit. “Çdo mundësi ka një përgjigje”, theksoi ai.

hezbollah lufte rajonale gaza

Lini një Përgjigje