Starmer tha gjithashtu se plani i udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar për paqen në Ukrainë, është diskutuar dje me Trump.
Ka përfunduar takimi i liderëve të BE-së në Londër. Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky i cili u nis për të zhvilluar një takim me Mbretin Charles dhe Emmanuel Macron i Francës u larguan direkt nga Shtëpia e Lancasterit pas bisedimeve të sotme.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer në konferencën për shtyp pas takimit me liderët Europian tha se prioriteti i parë i qeverisë që ai drejton është siguria e popullit britanik për të mbrojtur interesin kombëtar, veçanërisht në këto kohë të paqëndrueshme.
Ai theksoi se takimi i sotëm kishte si qëllim bashkimin e partnerëve rreth Ukrainës dhe dhënien e ndihmës së nevojshme Ukrainës, për të fituar një pozicion më të fuqishëm në negociatat me Rusinë.
“Takimi i sotëm u thirr për të bashkuar partnerët tanë rreth kësaj përpjekjeje për të forcuar Ukrainën dhe për të mbështetur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për të mirën e të gjithëve ne. Pika jonë e fillimit duhet të jetë vendosja e Ukrainës në pozicionin më të fortë të mundshëm tani, në mënyrë që ata të mund të negociojnë nga një pozicion i fortë, dhe ne po dyfishojmë mbështetjen tonë”, tha ai.
Në këtë kuadër, Starmer njoftoi se në krye të kredisë prej 2.2 miliardë paundësh të shpallur dje, Britania do të shtojë edhe 1.6 miliardë paund të tjera në financimin e eksporteve në Mbretërinë e Bashkuar.
“Ukraina do të blejë më shumë se 5000 raketa të mbrojtjes ajrore, të cilat do të prodhohen në Belfast, duke krijuar vende pune në sektorin tonë të shkëlqyer të mbrojtjes. Kjo do të jetë jetike për mbrojtjen e infrastrukturës kritike tani dhe për të forcuar Ukrainën në sigurimin e paqes kur vjen puna, sepse ne duhet të mësojmë nga gabimet e së kaluarës. Ne nuk mund të pranojmë një marrëveshje të dobët si Minsku, të cilën Rusia mund ta shkelë me lehtësi”, shtoi ai.
Starmer tha se liderët ranë dakord të mbajnë rrjedhjen e ndihmës ushtarake dhe të rrisin presionin ekonomik ndaj Rusisë dhe se ata do të këmbëngulin që Ukraina duhet të jetë në tryezë për çdo bisedë paqeje.
Ai konfirmon planet për të mbledhur "një koalicion të të gatshëmve" për të zbatuar çdo marrëveshje paqeje, me Mbretërinë e Bashkuar të vendosur të marrë një rol udhëheqës.
“Ne do të shkojmë më tej të zhvillojmë një koalicion të të gatshëmve për të mbrojtur një marrëveshje në Ukrainë dhe për të garantuar paqen. Jo çdo komb do të ndihet i aftë të kontribuojë, por kjo nuk do të thotë që ne të rrimë duarkryq. Në vend të kësaj, ata që janë të gatshëm do të intensifikojnë planifikimin tani me urgjencë të vërtetë. MB është e përgatitur ta mbështesë këtë me çizme në tokë dhe aeroplanë në ajër, së bashku me të tjerët”, tha Starmer.
Më tej ai theksoi se udhëheqësit do të takohen përsëri së shpejti, pasi tani është koha për të vepruar dhe jo për të folur.
“Do të takohemi përsëri së shpejti, pasi tani është koha për të vepruar. Ne ramë dakord që udhëheqësit do të takohen përsëri shumë shpejt për të mbajtur ritmin pas këtyre veprimeve dhe për të vazhduar punën drejt këtij plani të përbashkët. Sot jemi në një udhëkryq historik. Ky nuk është një moment për të folur më shumë. Është koha për të vepruar”, tha Starmer
Britaniku megjithatë hodhi poshtë pretendimet se SHBA nuk është më një aleat i besueshëm, pasi sipas tij, ka qenë një aleat i besueshëm për shumë e shumë dekada dhe vazhdon të jetë. Ai theksoi se bisedimet e sotme ishin mbi bazën se Evropa do të punojë së bashku me SHBA-në.
Kryeministri britanik deklaroi se garancitë janë të nevojshme për të shmangur konfliktin e mëtejshëm. I pyetur nëse ai mund të përjashtojë një konflikt midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë, Starmer tha se i gjithë qëllimi i garancisë që po mbledh për Ukrainën është garantimi i paqes dhe shmangia e konflikteve të mëtejshme.
“Unë nuk dua konflikt në Ukrainë, në Evropë dhe sigurisht jo në Mbretërinë e Bashkuar. Unë dua stabilitet në Mbretërinë e Bashkuar. Mënyra për të siguruar këtë stabilitet është të sigurohemi se ne jemi në gjendje të mbrojmë një marrëveshje në Ukrainë, sepse historia jonë e vetme na tregon se nëse ka konflikt në Evropë, ai do të shpërthejë në brigjet tona”, deklaroi ai.
Starmer tha gjithashtu se plani i udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar për paqen në Ukrainë, është diskutuar dje me Trump.
“Shikoni, fola me Presidentin Trump mbrëmë. Nuk do të kaloj në detajet e asaj bisede, por nuk do ta bëja këtë hap në këtë rrugë nëse nuk do të mendoja se ishte diçka që do të jepte një rezultat pozitiv në drejtim të sigurimit që ne të lëvizim së bashku – Ukraina, Evropa, Britania e Madhe dhe SHBA – së bashku drejt një paqeje të qëndrueshme”, tha Starmer.
Starmer njoftoi disa hapa të rëndësishëm që u ranë dakord gjatë takimit:
1-Të vazhdohet rrjedha e ndihmës ushtarake dhe të rritet presioni ekonomik ndaj Rusisë për të forcuar Ukrainën.
2-Çdo paqe e qëndrueshme duhet të sigurojë sovranitetin dhe sigurinë e Ukrainës, dhe Ukraina duhet të jetë pjesë e tryezës.
3-Në rast të një marrëveshjeje paqeje, do të vazhdojë rritja e aftësive mbrojtëse të Ukrainës për të parandaluar çdo pushtim të ardhshëm.
4-Do të zhvillohet një koalicion i gatshmëve për të mbrojtur një marrëveshje në Ukrainë dhe për të garantuar paqen.
Më tej ai përfundoi duke thënë se çdo marrëveshje paqeje do të duhet të përfshijë Rusinë, por me kushtin që ajo t’i diktojë garancitë që mund t'i ofrohen Ukrainës duke pasur parasysh historinë e shkeljeve ruse në të kaluarën.
"Kjo është pikërisht situata që unë mendoj se duhet ta shmangim këtë herë, prandaj ne po ecim në këtë rrugë", përfundoi ai.
Kancelari gjerman në largim Olaf Scholz gjithashtu në një deklaratë për mediat tha se takimi ishte "i vlefshëm" dhe shërbeu si një mundësi për të riafirmuar mbështetjen e Evropës për Ukrainën si "viktimë e agresionit rus".
Ai tha se ishte jashtëzakonisht e rëndësishme që Ukraina të ishte në një pozicion për të negociuar për të ardhmen e saj. I pyetur në lidhje me mosftimin e kancelarit të ardhshëm të supozuar Friedrich Merz për t'u bashkuar me të në samit dhe u përgjigj se dyshja mbetën në kontakt të ngushtë.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ishte nga të parat që doli nga dyert dhe para që dha reagimin e saj. Ajo tha se liderët patën një "diskutim të mirë dhe të sinqertë", dhe diskutuan atë që nevojitet për ta vendosur Ukrainën në një pozicion të fortë.
Vond der Leyen theksoi se Ukraina ka nevojë për "garanci gjithëpërfshirëse të sigurisë", duke mbështetur pozicionet e saj ekonomike dhe ushtarake.
“Ne duhet urgjentisht të riarmatosim Evropën dhe Komisioni do të propozojë një plan për këtë në Këshillin Evropian më 6 mars, pasi ajo thotë se ne vërtet duhet të rritemi masivisht. Tani është me rëndësi të madhe të rriten investimet në mbrojtje për një periudhë të gjatë kohore. Është për sigurinë e Bashkimit Evropian , dhe ne kemi nevojë … në mjedisin gjeostrategjik në të cilin jetojmë, të përgatitemi për më të keqen, dhe për këtë arsye të forcojmë mbrojtjen”, tha ajo.
E pyetur për mesazhin e saj për SHBA-në, ajo tha se BE-ja është e gatshme që me ndihmën e Uashingtonit të mbrojnë demokracinë.
"Ne jemi të gatshëm, së bashku me ju, të mbrojmë demokracinë dhe parimin se ekziston një shtet ligjor, që nuk mund të pushtoni ... dhe të ngacmoni fqinjin tuaj ose nuk mund të ndryshoni kufijtë me forcë", përfundoi ajo.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte gjithashtu foli pas samitit të Lancaster House. Ai tha se ishte një takim shumë i mirë, me vendet evropiane që pritet të rrisin shpenzimet si në drejtim të mbrojtjes së tyre, ashtu edhe në mbështetje të Ukrainës.
Ai theksoi se disa vende kanë bërë tashmë deklarata publike për rritjen e shpenzimeve të tyre të mbrojtjes dhe se së shpejti edhe shumë vende të tjera do të njoftojnë të njëjtën gjë.
“Sot në tryezë, dëgjova njoftime të reja dhe nuk do t'jua njoftoj, sepse ata duhet ta bëjnë këtë [vetë], por ky ishte një lajm shumë i mirë që më shumë vende evropiane do të rrisin shpenzimet e mbrojtjes”, tha ai.
Rutte thotë se aleatët duan të sigurohen që Putini nuk do të përpiqet kurrë të sulmojë Ukrainën. I pyetur në lidhje me komentet e Trump të premten, i cili tha se beson në Nenin Pesë, por se Balltiku është në një "lagje të vështirë", Rutte mbrojti fuqimisht Trumpin.
“Unë kam folur shumë herë me Presidentin Trump. Ai është një shok i mirë. Ne kemi punuar tani për tetë vjet së bashku. Tani për katër vjet kur ai ishte president për herë të parë, dhe ne qëndruam në kontakt kur ai ishte jashtë zyrës së presidentit. Natyrisht, tani jemi riangazhuar sërish shumë aktivisht dhe ai është plotësisht i përkushtuar, siç ka thënë shumë herë, ndaj nenit të pestë të NATO-s.
Pra, ju lutem, le të ndalojmë thashethemet rreth asaj që SHBA mund të bëjë ose jo; ata janë në NATO, ata janë të përkushtuar ndaj NATO-s, ata janë të përkushtuar ndaj nenit të pestë, kjo është ajo që ata thonë vazhdimisht”, përfundoi ai.
Kryeministri polak Donald Tusk në reagimin e tij të parë për samitin e Londrës tha se Europa është zgjuar.
"Evropa është zgjuar dhe tani flet me një zë për mbështetjen për Ukrainën, nevojën për bashkëpunim të ngushtë transatlantik dhe forcimin e kufirit lindor të BE-së”, shkroi ai në rrjetet sociale./Pamfleti
Lini një Përgjigje