
Miliarderi amerikan, Elon Musk ka vijuar sulmet ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyn pas takimit të dështuar me presidentin e SHBA, Donald Trump. Miliarderi amerikan tha se Zelensky mbajti një qëndrim “të pashpirt” dhe “çnjerëzor”.
“Dy vjet më parë thashë se Ukraina ose duhet të kërkojë paqe ose të pësojë humbje të konsiderueshme jetësh pa asnjë përfitim. Kjo e fundit ishte zgjedhja e Zelenskyt. Tani ai dëshiron të bëjë të njëjtën gjë. Kjo është e pashpirt dhe çnjerëzore”, shkroi Musk në “X”.
Elon Musk është një ndër aleatët më të afërt të Trump dhe një ndër zërat më të fortë në administratën e tij, pasi presidenti i ka besuar Departamentin e Efikasitetit që kontrollon dhe gjen parregullsi në të gjitha agjencitë e tjera federale.
Lini një Përgjigje