TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Mars 2025, 18:10

Debati në Shtëpinë e Bardhë, Rutte-Zelenskyt: Gjej një mënyrë për “paqe” me Trump!

Shkruar nga Pamfleti

Debati në Shtëpinë e Bardhë, Rutte-Zelenskyt: Gjej një

Kreu i NATO-s Mark Rutte i ka bërë thirrje presidentit ukrainas Vladimir Zelensky që të rregullojë marrëdhëniet me presidentin amerikan Donald Trump pas debatit të ashpër në Shtëpinë e Bardhë.

Trump dhe Zelensky u takuan ditën e premte për të finalizuar një marrëveshje minerale por ky takim dështoi.

Presidenti ukrainas pohoi se Uashingtoni duhet të rrisë mbështetjen e tij për Kievin në vend që të pozicionohet si një ndërmjetës neutral me Moskën. Trump kritikoi Zelenskyn ndërsa i tha se nuk është mirënjohës për ndihmën që i ka dhënë Amerika.

Konfrontimi çoi në ndërprerjen e takimit, ndërsa thuhet se Trump mysafirin e tij nga Shtëpia e Bardhë.

“I thashë: Mendoj se duhet të gjesh një mënyrë, i dashur Vladimir, për të rivendosur marrëdhëniet me Donald Trump dhe administratën amerikane. Kjo është e rëndësishme për të ecur përpara”, tha Rutte, duke iu referuar një telefonate që kishte me Zelensky-n të premten.

Ai i kujtoi Zelenskyt mbështetjen e dhënë nga administrata Trump, konkretisht sigurimin e armëve antitank Javelin në vitin 2019, të cilat ishin vendimtare në mbrojtjen e Ukrainës kur konflikti u përshkallëzua në vitin 2022.

Lini një Përgjigje