Siç është bërë me dije tashmë prej disa ditësh, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan vjen sot në Tiranë për inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë, vizitë e cila do të paralizojë kryeqytetin.
Pas disa orësh në Tiranë, Erdogan do të niset drejt Serbisë.
Aleksandar Vuçiç do të presë presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili më 10 dhe 11 tetor do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi.
Detajet e vizitës në Serbi nuk janë publikuar, ndërsa Danas shkruan se temë kryesore e bisedës do të jenë marrëdhëniet mes Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, ku kohëve të fundit është derdhur shumë vrer, kështu që pa hezitim mund të thuhet se marrëdhëniet mes dy fqinjëve janë të këqija.
Natyrisht, dy presidentët, të cilët kanë shumë ngjashmëri, do të diskutojnë edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për projektet e përbashkëta në vazhdim.
Sipas Danas, Erdogan pas vizitave në Ballkan do të takohet me homologun rus, Vladimir Putin.
“Pas Tiranës dhe Beogradit, Erdogan vazhdon për në Rusi, ku po merr pjesë në takimin e BRICS në Kazan dhe ku sipas njoftimeve ka organizuar një takim me Putinin”, vë në dukje ish-ambasadori serb, Mihajlo Brkiç.
Ndërkohë, sot sipas informacioneve, Erdogan pritet të mbërrijë në Tiranë në orën 11:00 të paradites.
Erdogan do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.
Më pas ai do të ketë një konferencë për mediat me Ramën, ndërsa në orët e pasdites do të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.
Agjenda parashikon që kreu i shtetit turk të largohet nga Shqipëria pasdite, ku më pas do t’i drejtohet Beogradit dhe do të zhvillojë disa takime.
Agjenda e plotë:
11:30 – 11:40
Ceremonia e pritjes në Presidencë
11:40 – 12:40
Takim me presidentin Begaj
12:40 – 13:40
Mbledhja e Këshillit të bashkërendimit të nivelit të lartë
13:40 – 14:00
Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve
14:00 – 14:30
Konferencë Erdogan- Rama
16:30 – 17:30
Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë.
Lini një Përgjigje