Presidenti turk Rexhep Erdogan thotë se luftimet në lindjen e Mesme do të shtrihen edhe në shtete të tjera dhe se Izraeli synon edhe territorin e Turqisë.
Ai i dha edhe një një paralajmërim për kryeministrin Netanyahu, pak orë para vizitës së tij në Shqipëri.
'Turqia e di shumë mirë se çfarëdo që të bëjë Netanyahu e di se çfarë synimi ka, por ne nuk do ta lejojmë asnjëherë që të bëjnë operacione në territorin tonë. Turqia e ka fuqinë për të shpartalluar çdo synim pushtues mbi tokat tona, po e them shumë qartë që fundi i tyre do të jetë shumë fatal.', tha President i Turqisë.
Erdogan përsëriti cilësimin për Izraelin si një organizatë terroriste ndërsa fajësoi edhe Perëndimin për situatën në Lindjen e Mesme.
'Përgjegjësi i gjenocidit në Gaza është Izraeli, por ky makrabitet paralizohet me shtetet e Perëndimit, ata që publikisht bënë thirrje për armëpushim nga ana tjetër nuk ndalojnë mbështetjen dhe armatosjen e Izraelit.', u shpreh ai.
Këto deklarata Erdogan i bëri një ditë pasi dy ministrat turq, ai i mbrojtjes dhe i jashtëm dhanë sqarime para deputetëve për sigurinë në një seancë të mbyllur në Parlament.
Ju rikujtojmë se ditën e sotme, presidenti turk mbërrin në kryeqytet për një vizitë zyrtare disaorëshe. Presidenti i Turqisë, Erdogan, do të pritet me ceremoni zyrtare në Presidencë, ku do të ketë dhe një takim kokë me kokë me homologun Bajram Begaj.
Pas mesditës do të mblidhet këshilli i bashkërendimit të nivelit të lartë e mes dy vendeve pritet të firmosen disa marrëveshje. Pas takimit me Kryeministrin Edi Rama, të dy do mbajnë një deklaratë, për të vijuar më tej rreth orës 16:50 me inaugurimin e Xhamisë.
Lini një Përgjigje