
Stuhia e kategorisë 3 goditi brigjet afër Siesta Key në kontenë Sarasota rreth orës 20:30 me orën lokale të mërkurën, duke sjellë erëra të qëndrueshme prej 120 mph.
Uragani Milton mbërrin në Florida. Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC), njoftoi se më shumë se 2 milionë shtëpi dhe biznese janë tashmë pa energji në të gjithë Floridën dhe lagje të tëra i ka pushtuar errësira.
Huge crane fell into a building. St. Petersburg, FL. pic.twitter.com/YEzlSQcgTT
— Mike's Weather Page (@tropicalupdate) October 10, 2024
Vdekjet janë konfirmuar në kontenë St Lucie në bregun lindor të shtetit ku zyrtarët thanë se kishin goditur tornadot, megjithëse numri i viktimave është ende i paqartë.
Miliona njerëz u larguan nga vendi ditën e djeshme pas paralajmërimeve për përmbytje, tornado dhe stuhi.
Uragani Milton, "stuhia e shekullit", mbërriti si një stuhi e kategorisë së tretë, nga maksimumi që është 5. U urdhërua evakuimi në shtetin Sunshine, ndërsa njerëzit u grumbulluan në strehimore. Stuhia e kategorisë 3 goditi brigjet afër Siesta Key në kontenë Sarasota rreth orës 20:30 me orën lokale të mërkurën, duke sjellë erëra të qëndrueshme prej 120 mph, njoftoi NHC në Miami.
Milton pritet të sjellë një stuhi vdekjeprurëse në pjesën më të madhe të bregut të Gjirit të Floridës, duke përfshirë zona me popullsi të dendur si Tampa, Shën Petersburg, Sarasota dhe Fort Myers. Raportohet se ekipet e kërkim-shpëtimit po përballen me erëra dhe shi me shpejtësi 50 mph, ndërsa kërkojnë për ata që mund të mbetën të bllokuar.

“Në kohën e rënies në tokë, gati 100,000 njerëz ishin në qendrat e evakuimit në të gjithë Florida”, tha Kevin Guthrie, drejtor ekzekutiv i Divizionit të Menaxhimit të Emergjencave në Florida për “Sky News”.
Më herët, presidenti Joe Biden tha se Milton pritet të jetë "një nga uraganet më shkatërrues në Florida në më shumë se një shekull".
Ai u shpreh se ky uragan ka një shkatërrim të jashtëzakonshëm dhe mund të shfarosë komunitetet dhe të shkaktojë humbje jetësh, ndërsa u bëri thirrje të gjithëve në zonat e tyre që të dëgjojnë këshillat e zyrtarëve lokalë.
Uragani Milton konsiderohet si një uragan historik, më i fuqishmi që ka goditur këtë pjesë të Floridës për më shumë se 100 vjet.
Lini një Përgjigje