
Ministri izraelit i mbrojtjes, Yoav Gallant ka deklaruar se hakmarrja e Izraelit ndaj Iranit për sulmin raketor të javës së kaluar do të jetë vdekjeprurës, i saktë dhe befasuese.
Në një video të publikuar nga mediat izraelite, Gallant e përshkroi sulmin e Teheranit si një dështim dhe tha, se kushdo që sulmon do të paguaj çmimin.
"Kushdo që na sulmon do të lëndohet dhe do të paguajë një çmim. Sulmi ynë do të jetë vdekjeprurës, i saktë dhe mbi të gjitha befasues, ata nuk do të kuptojnë se çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur, do të shohin rezultatet”, tha ai.
Irani lëshoi gati 200 raketa në Izrael të martën e kaluar, shumë prej të cilave u kapën nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Izraelit.
Teherani tha se sulmi ishte në hakmarrje për fushatën e Izraelit kundër grupit Hezbollah në Liban. Izraeli pritet gjerësisht të përgatitet të hakmerret kundër Iranit.
Ndërkohë që pak më parë presidenti i SHBA, Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu ku në fokus ishte përgjigja ndaj Iranit.
Ende nuk dihet se çfarë u tha në atë telefonatë e cila thuhet se zgjati mbi një orë, por ekziston mundësia që Netanyahu të ketë njoftuar Biden për sulmin që pritet t’i bëjë Iranit.
Lini një Përgjigje