
Një sulm me thikë është regjistruar mesditën e sotme në Izrael. Të paktën gjashtë persona janë plagosur, 5 prej tyre në gjendje të rëndë. Sulmi me thikë mësohet se ka ndodhur në qytetin izraelit Hadera.
Policia izraelite tha se sulmuesi u qëllua dhe u "neutralizua" pasi gjashtë persona u goditën me thikë në qytetin Hadera.
"Janë identifikuar katër lokacione të veçanta, duke rezultuar në gjashtë viktima me plagë me thikë", thanë forcat izraelite pa dhënë detjae.
Qendra Mjekësore e qytetit Hillel Yaffe tha se pesë persona ishin në gjendje kritike ose të lënduar rëndë, ndërsa personi i gjashtë u plagos në masë të moderuar.
Izraeli ka qenë në gatishmëri të lartë të sigurisë që kur sulmi i Hamasit një vit më parë shkaktoi luftën në Gaza, ndërsa konflikti me Hezbollahun në Liban vazhdon të përshkallëzohet.
Lini një Përgjigje