TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Tetor 2024, 13:15

Panik në ajër, ndërron jetë gjatë fluturimit piloti i “Turkish Airlaines”

Shkruar nga Pamfleti

Panik në ajër, ndërron jetë gjatë fluturimit piloti i

Një tragjedi ka ndodhur në një fluturim të Turkish Airlines, ku piloti vdiq teksa avioni ishte në ajër.

Avioni A350 po fluturonte nga Seattle, SHBA për në Stamboll, kur kapiteni i tij, Ilchehin Pehlivan, u ndje papritur keq dhe përfundimisht ndërroi jetë.

Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, kapiteni nuk ia doli dhe sipas zëdhënësit të kompanisë, Yahya Ustun, ekuipazhi në kabinë, i cili përbëhej nga një kapiten dhe një ndihmës pilot, vendosi të bënte një ulje emergjente në Nju Jork. .

Pehlivan punonte për Turkish Airlines që nga viti 2007 dhe ishte 59 vjeç.

Më 8 mars 2024, ai i ishte nënshtruar një kontrolli rutinë mjekësor në Qendrën Mjekësore të Forcave Ajrore, i cili nuk tregonte ndonjë problem shëndetësor themelor që do ta pengonte të kryente detyrën.

fluturim panik ne ajer

Lini një Përgjigje