TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Tetor 2024, 10:33

Konsumoi birrë gjatë një interviste, befason Kamala Harris: Nëse zgjidhem presidente, do kthej alkoolin në Shtëpinë e Bardhë!

Shkruar nga Pamfleti

Konsumoi birrë gjatë një interviste, befason Kamala Harris:

Kandidatja demokrate Kamala Harris ishte e ftuar në studion e “The Late Shoë ëith Stephan Colbert”, ku premtoi se nëse ajo zgjidhet presidenteve e SHBA-ve, do të kthejë alkoolin në Shtëpinë e Bardhë.

Deklarata erdhi pasi Harris konsumoi birrë gjatë emisionit. Demokratja hapi një kanaçe birre, në studion e “The Late Shoë ëith Stephen Colbert”, diçka që asnjë nga dy presidentët e fundit nuk e kanë bërë. Me kanaçen e birrës në dorë, Harris zbuloi se kohët e fundit kishte pirë me bashkëshortin e saj Doug Emhoff.

“Hera e fundit që piva një birrë ishte në një lojë bejsbolli me Doug,” tha ajo duke qeshur.

Paraqitja e saj në shfaqje ishte pjesë e një fushate mediatike që përfshinte gjithashtu një paraqitje edhe në emisione të tjera.

Lini një Përgjigje