
Me vendim të presidentit Recep Tayyip Erdogan, Turqia do të tërhiqet nga Traktati për Forcat Konvencionale në Europë (CFE) një marrëveshje kyçe e pas Luftës së Ftohtë. Vendimi do të hyjë në fuqi nga 8 prilli.
Traktati i Forcave konvencionale në Evropë u nënshkrua në nëntor 1990 ndërmjet Paktit të Atlantikut Verior, NATO-s dhe Traktatit të Varshavës.
Traktati për Forcat Konvencionale caktoi kufizime mbi numrin e avionëve luftarakë, helikopterëve sulmues, artilerisë së rëndë dhe tankeve e divizioneve që mund të dislokoheshin ndërmjet Oqeanit Atlantik dhe Maleve Urale të Rusisë.
Traktati i vitit 1990, i negociuar dhe i përfunduar në fund të Luftës së Ftohtë, ishte krijuar për të de-përshkallëzuar konfliktet e mundshme Lindje-Perëndim. CFE, e nënshkruar fillimisht në vitin 1990 nga anëtarët e atëhershëm të NATO-s dhe gjashtë shtetet e atëhershme të Traktatit të Varshavës, hyri në fuqi në vitin 1992.
Ai vendosi kufizime në armatime për të ruajtur ekuilibrin ushtarak midis NATO-s dhe vendeve të atëhershme të Traktatit të Varshavës.
Rusia u tërhoq zyrtarisht nga traktati CFE nëntorin e vitit të kaluar, por e kishte pezulluar pjesëmarrjen aktive shumë vite më parë. Rusia kishte pezulluar përfshirjen e saj në traktat në 2007.
Lini një Përgjigje