
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se Ankaraja do të monitorojë nga afër zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza. Ai theksoi se do të vazhdojë të kontribuojë në këtë proces, ndërkohë që vijojnë përpjekjet për të krijuar një shtet palestinez.
Në një postim në X, Erdogan falenderoi presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për vullnetin e treguar për të inkurajuar qeverinë izraelite të arrijë armëpushimin.
Erdogan falenderoi gjithashtu Katarin dhe Egjiptin. Ndërsa roli i Izraelit në proces nuk u përmend në postimin e presidentit turk.
Kujtojmë se, Katari, Egjipti, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë nënshkruar si garantues të marrëveshjes.
Lini një Përgjigje